AKU /Analizë vjetore për sigurinë e ushqimit, gjoba dhe ndërprerje të aktiviteteve për bizneset

Blertina Koka / Shëndet+

AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar këtë të hënë analizën vjetore të punës për vitin 2015. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduart Shalsi, si dhe drejtues dhe specialistë të institucionit.

Sipas AKU-së, “gjatë vitit 2015 janë kryer kontrolle zyrtare në bashkëpunim me të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU, referuar problematikave të hasura, të sezonit veror, festave të fundvitit, prodhimeve të produkteve ushqimore sezonale, duke përfshirë:

OBU që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë:

  • pije freskuese/ jo alkoolike dhe ujin e ambalazhuar
  • produkte të konservuara (fruta – perime)
  • vaj ulliri
  • pije alkoolike (verë, raki, etj)

 

AKU_produkte OJSH

Gjithashtu janë realizuar inspektime në:

OBU që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë:

  • Grurë, miell, produktet e nënproduktet e tyre, furrat e bukës si dhe produktet e pasticerisë
  • Magazina ushqimore, importues dhe tregtues të produkteve ushqimore.

Sipas AKU-së, nga 116 kërkesa për licencim, 52 janë miratime dhe 64 janë refuzime.

AKU_inspektime

 

Ndërsa nga kontrolli që i është bërë produkteve me origjinë jo-shtazor, nga 13941 inspektime gjithsej, janë marrë këto masa administrative:

  • 1784 Paralajmërime
  • 54 Ndërprerje aktiviteti
  • 126 Gjoba

 

 

AKU_produkte OSH

AKU në bashkëpunim me sektorin OJSH në Drejtorinë e Përgjithshme ka realizuar:

  • Monitorime dhe Inspektime në stabilimentet e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve me origjinë shtazore, nënproduktet e mishit, sallameritë etj.
  • Monitorime dhe inspektime për tregtimin e produktit ushqimor “mjaltë“ ne aksin rrugor GjirokastërTepelenë dhe Vlorë –Himarë –Llogara.
  • Monitorime dhe inspektime në restorante, supermarkete, markete dhe fast-food-e.

Nga inspektimi që i është bërë produkteve me origjinë shtazore janë marrë këto masa administrative:

masat administrative

Sa i përket implementimit të Planit HACCP për Sektorin OSH, vetëm gjatë vitit 2015, OBU që kanë implementuar sistemin HACCP apo janë në proçes implementimi, për produktet me origjinë shtazore/jo-shtazore, janë përkatësisht:

  • 139 OBU kanë implementur sistemin HACCP
  • 74 OBU janë në proces implementimi

Sipas AKU-së, gjatë vitit 2015 janë lëshuar 1071 certifikata Veterinare për eksport të produktit Peshk.

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026