Alarmi i KLSH: Shqiptarët konsumojnë peshk dhe midhje të pakontrolluara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë përfundime të frikshme nga auditimi që ka kryer në vitin 2019 në sektorin e peshkimit dhe të akuakulturës në Shqipëri. Problemet kanë rezultuar duke filluar që nga fakti që Ministria e Bujqësisë ka dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor dhe ligji i Akuakulturës i 2016-ës ende nuk ka gjetur zbatim.

Duke kaluar tek siguria ushqimore, në raportin e KLSH-së thuhet se “Qendra e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll”, theksohet në raport.

Mirëpo, problemet nuk mbarojnë këtu. në raport thuhet se “ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshëm me ujë.”

Më tej nënvizohet se anijet e peshkimit nuk kanë pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik dhe mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, të paregjistruar dhe të parregulluar.

Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24 orë në 7 ditë, si rezultat inspektorët e peshkimit nuk mund të kontrollojnë peshkimin e paligjshëm.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik