Albina Deda pyet ministrin Beqaj: Çfarë ka ndryshuar në shërbimin e urgjencës së Tiranës?

ilir-beqaj

Albina Deda shtron disa pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me shërbimin e ri të Urgjencës. Ky shërbim është rikonceptuar tërësisht dhe tani funksionon si një qendër e vetme, nga ku kontrollohen dhe bashkërendohen të gjitha lëvizjet e autoambulancave në shkallë vendi.

1-Çfarë ka ndryshuar në shërbimin e Urgjencës së Tiranës qysh nga 3 shkurti kur e shpërndatë atë në 3 spitale universitare (me letra)?
A keni shtuar ndonjë autoambulancë të re dhe aparatura të reja?
A është rritur cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve Tiranës?

2-Këto 9 muaj kush e menaxhon shërbimin e Urgjencës së Tiranës?

3-Si ka mundësi pas 9 muajsh punonjësit e Urgjencës punojnë pa kontrata në vendet e reja të punës (në letra) pranë spitaleve Universitare?

4-Në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, në fillim të shkurtit, në deputetët e komisionit të shëndetësisë ju kërkuam (megjithëse ju refuzuat, nuk ishit) të sillni projektin e riorganizuar të Urgjencës së Tiranës (si do të shpërndahej personeli, vendet ku do të shkonin, numrin e personelit, oraret e punës, rrogat, numrin e autoambulancave, burimet financiare për të mbuluar këtë shërbim etj.)
Edhe pas 9 muajsh ne nuk e kemi këtë projekt.
E keni apo nuk e keni?
Në qoftë se e keni, pse nuk e sillni në komision?

5-Pse nuk na paraqisni asnjë dokument për bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë me Shoqërinë E.R.A.?

6-Z. Ministër a mbani përgjegjësi ju në qoftë se ndodh ndonjë aksident me autoambulancat e Urgjencës së Tiranës, sepse ato janë të pa kolauduara dhe të pa siguruara prej disa vitesh?

7-Z. Ministër pse keni bërë tender për GPS e autoambulancave të vjetra, kur disa prej tyre bashkë me GPS një ditë para vizitës tuaj në Urgjencën e Tiranës nuk dihet ku kanë përfunduar (ndoshta për skrap)?

8-Z. Ministër si nuk ju vjen turp ty dhe drejtorit të Urgjencës Kombëtare (në letër, se në fakt nuk ekziston) Dr. Brataj për atë shfaqje të turpshme që organizuat në oborrin e Urgjencës së Tiranës mbi një çarçaf të palarë (se Urgjenca e Tiranës në atë kohë nuk kishte lavatriçe) me makinë?
Kujt i duhej ajo shfaqje?

9-A keni informacion se në Sanatorium janë emëruar 8 shoferë për llogari të Urgjencës së Tiranës dhe paguhen qysh prej 15 gushtit sikur punojnë aty?

10-Si s’ju erdhi turp, shkoni inauguroni Urgjencën Kombëtare bosh pa aparatura elektronike? Kjo ndërtesë që inauguruat e kryen funksionin për të cilën po ndërtohet?

11-Mund të na thoni se çfarë do të bëhet me ndërtesën e Urgjencës kur ta largoni personelin prej andej?

12-A keni informacion për abuzimet në Urgjencën e Tiranës me naftë, pjesën e këmbimit, vjedhjen e aparaturave mjekësore të vetë autoambulancave dhe në vetë Urgjencën, në menaxhimin e fondeve, burimeve njerëzore etj?

Burimi: Press Independent / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi