Alergjitë pranverore, ja si t’i parandaloni

Pranvera është stina kur shumica prej nesh preken nga alergjitë.  Skuqje sysh, viroza të ndryshme, gjendje ankthi  mund të jenë disa nga simptomat, por duke u kujdesur më shumë për veten ju mund ti parandaloni ato. Ne ju vijmë më ndihmë nëpërmjet disa këshillave:

alergjiteShpëlani fytyrën me ujë të vakët- reduktoni simptomat e kruajtjes së syve nëpërmjet shpëlarjes të fytyrës disa herë në ditë. Sigurohuni se rimeli është kundër ujit.

Konsumoni mjaltë-  duke ngrënë një lugë mjaltë në ditë do të parandaloni shumë alergji të stinës. Mjalti është efektiv kundër polenave.

Bëni ushtrime fizike- disa ushtrime të thjeshta fizike mund t’ju ndihmojnë. Nëse nuk dëshironi të shkoni në palestër ushtrojuni në ambientet e shtësisë me disa ushtrime të thjeshta.

Portokall, karrota, patate e ëmbël- konsumoni ushqime me përmbajtje karotenoidi pasi ndihmon në uljen e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes, duke përmirësuar sistemin imunitar.

Mos flini pa pastruar tualetin- askush nuk dëshiron sy të fryra, veçanërisht në verë. Kështu për të parandaluar alergjitë e ndryshme që prekin sytë,gjithmonë hiqni tualetin para se të shkoni për të fjetur.

Qëndroni larg stresit- sipas një studimi vihet re se 71 % të personave që preken nga alergjitë kanë nivele të larta të stresit.  Ushtrimet fizike, meditimi janë mënyra për ta parandaluar atë./ Glamour magazine

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë