Alergjitë sipas grupeve të gjakut

Alergjitë e grupit të gjakut 0

alergjite

Personat me grupin e gjakut 0 preken më lehtë nga të gjitha alergjitë, si astma apo alergjitë nga bimët, kjo për arsye se ky grup gjaku nuk ka antigjenë dhe si pasojë ka forcë shumë të ulët për t’u mbrojtur nga sulmet e jashtme. Kurimi i astmës dhe alergjisë bëhet nëse ndiqet një dietë e përshtatshme për këtë grup gjaku. Pas dietës vihen re edhe rezultatet, teshtimat, gërhitjet gjatë natës dhe problemet me frymëmarrjen largohen. Edhe problemet me tretjen largohen.

Alergjitë e grupit të gjakut A

Grupi i gjakut A zhvillon astmë nga stresi. Kurimi vjen gjithashtu me ndjekjen e një regjimi ushqimor të përshtatshëm për këtë grup gjaku. Kjo do të sillte uljen e prodhimit të mukusit, që është shumë problematik për personat me grup gjaku A.

Kurimi mund të arrihet me shmangien e konsumit të ushqimeve që nxisin prodhimin e mukusit, siç janë nënproduktet e qumështit.

Alergjitë e grupit të gjakut B

Kur personat me grup gjaku B ndjekin një regjim të mirë ushqimor, ata nuk preken lehtë nga alergjitë. Por ata mund të jenë alergjikë ndaj drithërave.

Alergjitë e grupit të gjakut AB

Personat me grup gjaku AB janë ata që rrezikojnë më pak të preken nga alergjitë, kjo për shkak se kanë sasi të dyfishtë të antigjeneve, dhe si pasojë kanë mbrojtje më të lartë ndaj faktorëve të jashtëm.

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar