Sëmundjet respiratore, kryesisht ato alergjike, janë mjaft të përhapura në mbarë globin dhe kanë një tendencë në rritje. Sipas studimeve, rreth 20% e popullsisë në vendet e zhvilluara vuan nga një sëmundje alergjike. Kjo lidhet me faktorët e ambientit ku vendet e industrializuara kanë një ndotje të madhe si pasojë e çlirimit në ajër të elementeve kimike dhe biologjike.
Ndotja kimike e cila është e pranishme si në ambientin e jashtëm, ashtu edhe atë të brendshëm ndikon si faktorë irritues dhe stimulues të simptomave klinike tek të sëmurët me alergji.
Aktivitete të tilla si: djegia e karburanteve gjatë transportit, ngrohja e sobave, djegja e mbeturinave etj, prodhojnë ndotës të shumtë kimik ku më të shprehurit janë SO2 (dioksid i sulfurit), NO2 (oksid i azotit), grimcat e pluhurit (CO-mioksid i azotit), hidrokarburet etj.
SO2 dhe NO2 luajnë një rol të rëndësishëm në shtimin e sëmundjeve alergjike e provuar nga studime të shumta epidemiologjike që vërtetojnë se sëmundjet alergjike kanë një prevalencë më të madhe në vendet urbane ose në vendet ku densiteti automobilistik është shumë i madh.
Përveç ambientit të jashtëm, një rëndësi ka edhe ambienti i brendshëm. Ndotësit e ajrit në shtëpi vijnë nga ambienti i jashtëm (ajri) + aktiviteti i përditshëm në shtëpi.
-Gjatë gatimit ose ngrohjes në ajër çlirohet NO2, SO2+ CO, për të cilat folëm dhe më lart për rëndësinë e tyre në sëmundjet alergjike.
-Gjatë pastrimit me detergjentë, produkte të pastrimit dhe higjienës vetjake, bojëra etj, kemi çlirim të elementeve që janë irritues të fuqishëm për mukozat.
Vitet e fundit vihet re një rritje e sëmundjeve alergjike sidomos në vendet e industrializuara ku sëmundjet alergjike shkojnë mbi 30%. Janë më të shpeshta në vendet urbane se sa ato rurale, ndërkohë që frekuenca është 3 herë më e vogël në zonat e larta dhe malësi./ Shendeti.com.al


