Alimehmeti: Ushqyerja e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik ju rrezikojnë për forma të rënda të COVID – 19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ushqyerja e tepërt, marrja e kalorive të shumta, mungesa e aktivitetit fizik çojnë në shtim në peshë dhe për pasojë në ndryshim të garderobës. Por problemi krysor nuk lidhet me këtë fakt. Shëndeti është ai që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga praktikat e përditshme që secili prej nesh ndjek.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shprehet se shqetësimi më madhor gjatë pandemisë është se mënyra e ushqyerjes rrezikon këdo me forma të avancuara të koronavirusit.

Alimehmeti tregon se të dhënat e dala nga Albanian Demographic and Health Survey gjatë periudhës 2007-2008 dhe 2017-2018, konstatojnë se, në Shqipëri në 10 vite, obeziteti te femrat është rritur me 6%, ndërsa te meshkujt mbetet po njësoj: 53%.

Ndikimi i kequshqyerjes është i rrezikshëm. Sipas studiuesve italianë të Universitetit të Bologna – s pacientët obezë kanë 2.3 fish më shumë risk për insuficiencë respiratore dhe 5.0 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive.

Pacientët obezë me BMI ≥ 35 kg/m2 kanë: 3.2 fish më shumë risk per insuficiencë respiratore dhe 6.6 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive.

Postimi i plotë:

Kujdes: Ushqyerja e tepert dhe mungesa e aktivitetit fizik ju ngushtojne rrobat… DHE JU RREZIKOJNE PER FORMA TE RENDA TE COVID-19…

Pertej shakave, kemi informacion te plote mbi demet e obezitetit por kemi vendosur t’i injorojme si shoqeri.

Nga raportet zyrtare te Albanian Demographic and Health Survey 2007-2008 dhe 2017-2018, nxjerrim se, ne Shqiperi ne 10 vite:

Obeziteti i femrave (15-49 vjeç) eshte shtuar me 6%.

Nga 39% ne 2008 ka shkuar ne 45% ne 2018.

Aktualisht te femra:

15-19 vjeç: 14% jane mbipeshe ose obeze.

20-29 vjeç: 24% jane mbipeshe ose obeze.

30-39 vjeç: 49% jane mbipeshe ose obeze.

40-49 vjeç: 75% jane mbipeshe ose obeze.

Obeziteti i meshkujve (15-49 vjeç) ka mbetur njesoj: 53% … ndoshta se nuk ka ku te shkoje me keq.

Aktualisht te meshkujt:

15-19 vjeç: 18% jane mbipeshe ose obeze.

20-29 vjeç: 43% jane mbipeshe ose obeze.

30-39 vjeç: 65% jane mbipeshe ose obeze.

40-49 vjeç: 76% jane mbipeshe ose obeze.

Per sa i perket COVID-19:

Studiuesit italiane te Universitetit te Bologna-s publikuan ne revisten prestigjioze European Journal of Endocrinology se:

Pacientet obeze (BMI 30-34.9 kg/m2) kane:

2.3 fish me shume risk per insuficience respiratore.

5.0 fish me shume risk per shtrim ne terapi intensive.

Pacientet obeze me BMI ≥ 35 kg/m2 kane:

3.2 fish me shume risk per insuficience respiratore.

6.6 fish me shume risk per shtrim ne terapi intensive.

VDEKJE nga COVID-19: 12.1 fish me shume te pacientet obeze me BMI ≥ 35 kg/m2.

Informacion: per te llogaritur BMI-ne tuaj pjesetoni peshen tuaj ne kilograme dy here me gjatesine tuaj ne metra.

Shembull: nese peshon 80 kg dhe je i gjate 1.8 metra, pjesetoni 80 me 1.8 dhe rezultatin pjesetojeni perseri me 1.8.

Rezultati i sakte 24.7.

MORALI: MBANI DIETEN QE TE MOS MBANI MASKEN!!!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekesise, UMT

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet