Aloe vera, ilaç për plagët dhe kancerin

Aloe e ka origjinën nga Afrika tropikale, ku disa prej tyre janë përdorur si antidot për helmime dhe trajtimin e plagëve të ndryshme. aloe vera 2Ajo njihej nga grekët dhe romakët, të cilët e përdornin xhelin për plagët. Në periudhën e Mesjetës si në Kinë, ashtu dhe në Indi, aloe është përdorur si një shëruese e madhe plagësh. Aloe mbërriti në Indi në shekullin e 16-të dhe tani kultivohet gjerësisht.

Përbërësit: Antracinone, glicoside, resine, polisaharide, sterile, chromone, gelonine.

Veprimi: Pastruese, favorizon sekretimin e bimës, shëron plagët, tonike, rrit imunitetin dhe jep energji, antimykotike, ndalon gjakrrjedhjen në plagë, qetësuese dhe nxjerr nga organizmi krimbat, antioksidante, ul kolesterolin në gjak, si dhe përmirëson nivelet e sheqerit në gjak.

Pjesët që përdoren:

Xheli (lëngu i gjethes së bimës) i hollë ngjitës është një mjet i ndihmës së parë në kushtet e shtëpisë për të kuruar plagët, djegiet nga dielli. Përdoret gjithashtu për çdo rast të lëkurës së thatë dhe infeksioneve nga myku dhe kërpudha të ndryshme, po ashtu dhe infeksionet nga krimbat e rrumbullakët. Ekstraktet e xhelit përdoren për plagët në gojë. Studimet kanë treguar se ka efekt kundër kancerit të gjirit dhe të mëlçisë si dhe kundër (AIDS) SIDA.

Xheli aplikohet i freskët dhe për përdori për një kohë të gjatë mund të ruhet në formën e një pomade.

aloe vera 1Gjethja: përdoret si një pastruese e fuqishme në rastet me kapsllëk, ato stimulojnë tretjen e ushqimeve dhe rrjedhjen e bilës dhe mund të jenë të dobishme për të rritur oreksin. Aloe mund të kultivohet në shtëpi.

Përdorimi:

Xheli: aplikohet i freskët mbi plagët e djegura, pickimet e insekteve dhe infeksionet nga myku. Ndërsa në qoftë se e tresin në një gotë ujë ose lëng frutash pihet 3-4 herë në ditë si tonik për të dhënë energji dhe forcë.

Pomadë: merren disa gjethe dhe xheli i nxjerrë vendoset në një enë dhe zihet derisa të trashet, pastaj ruhet në vende të pastra e të freskëta dhe përdoret si xhel.

Verë tonike: Aloe e fermentuar me mjaltë dhe erëza përdoret si tonik në rastet me anemi, çrregullime të mëlçisë dhe tretje jo e mirë e ushqimeve.

Inflamacion: përdoret thithja e avujve nga hunda, në rastet e ngushtimit të bronkeve.

Gjethet tinkturë: përdoren 3-5 pika për të shtuar oreksin dhe për të përmirësuar tretjen dhe jashtëqitjen.

Përdoren 1-2 kapsula me pluhur në ditë për të dalë jashtë dhe për të stimuluar rrjedhjen e bilës duke ndihmuar tretjen e ushqimeve. Shija e saj është e papëlqyeshme.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren