Viktoria Naco, dietologe
Për të patur linja perfekte në formë të shëndetshme një zgjidhje është të konsumojmë mesvakte me pak karbohidrate.
Shpeshherë në mesvaktet (snacks) konsumohen ushqime shumë të pasura në karbohidrate të përpunuara, të pasura shumë në kalori dhe në trans yndyrë pa i ofruar asnjë të mirë shëndetit tuaj.
Alternativa të shëndetshme
1) kastravec- karrota të shoqëruara me salcë kosi- kopër- arra dhe pak vaj ulliri
2) mollë jeshile ose dhe të kuqe, të lyera me gjalp susami (samsa) ose gjalp kikirikësh
3) proshutë gjel deti të lyer me salcë kosi- ose gjizë dhe karrotë të grirë
4) omletë me vezë- gjizë- djath – rigon
5) role kungulli të mbushura me gjizë etj.
Alternativa ka pa fund mjafton të zgjedhësh ushqim cilësor për t’i ofruar trupit.







