Flugert Muho, pastiçier me një përvojë 10-vjeçare, punon në një nga restorantet më të frekuentuara të Tiranës. Çdo muaj ai do të sjellë për ju në gazetën “Shëndet+” një faqe gatime ëmbëlsirash, të përgatitura posaçërisht për ju. Gatimet e sjella në këtë gazetë janë praktike për ambiente shtëpiake. Nëse kërkoni diçka më të “ndërlikuar”, jeni të mirëpritur të shkruani në emailin tonë info@shendeti.com.al
Përbërësit:
- Gjalpë, 500 gr
- Sheqer kokërr, 250 gr
- E bardhë veze, 50 gr (2 kokrra)
- Miell, 750 gr
Përgatitja
- Gjalpi dhe sheqeri rrihen bashkë derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas i shtohen të bardhat e vezës.
- Kur shohim se e gjithë masa është lidhur, i hedhim sipër edhe miellin. E përziejmë derisa të kemi një masë kompakte.
- Brumin që krijohet e ndajmë me forma të ndryshme sipas dëshirës dhe e fusim në furrë.
- Nxehtësia e furrës duhet të jetë 160 gradë dhe të piqen për 20-25 minuta.


