Ambasadori gjerman dhe ministri Klosi “sfidojnë” njëri-tjetrin në hark

Ministri Klodi dhe ambasadori gjerman

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann dhe Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ishin sot pjesë e aktivitetit të organizuar nga shoqata “Together for Life”, në kuadër të fushatës “He for She”. Në Ditën Botërore të Sporteve, dy politikanët vendosën të provonin veten në gjuajtjen me hark, pjesë e këtij aktiviteti.

Fati siç duket nuk ishte në anën e ministrit Klosi, të cilit iu desh ta provonte tre herë, që në fund të godiste shenjën. Duke parë këmbënguljen e ministrit, si dhe mobilizimin e tij duke hequr edhe xhaketën, mund të themi se ai i beson fort shprehjes  ”E treta, e vërteta“.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Ambasadorin Gjerman. Ai goditi në shenjë që në herën e parë, duke treguar kështu karaterin e fortë luftarak prej gjermani.

Megjithatë, duhet thënë se “përballja” ishte shumë miqësore. Duke dhënë një mesazh të qartë të tolerancës dhe solidaritetit midis politikanëve dhe pse jo, midis shteteve.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij