Ambasadori Soreca: 10 milionë euro në dispozicion të Shqipërisë për të luftuar COVID-19

Bashkimi Europian po përgatit 10 milionë euro për të ndihmuar vendin tonë në luftën ndaj Covid-19, ndërsa deri tani i ka dhuruar Shqipërisë 20 respiratorë dhe 10 mijë testime. Në fjalën e tij, ambasadori Luigi Soreca tha se javën e ardhshme do të sjellin edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

“Sot kemi sjellë 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Këto do të ndihmojnë në njësitë e terapisë intensive. Ne kemi sjellë edhe shumë ndihma dhe kontribute të tjera, duke sjellë edhe 10 mijë testime të shpejta. Do të sjellim javën tjetër edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Më lejoni që të falënderoj ata  mjekë dhe infermierë që janë në vijën e parë të kësaj lufte. Faleminderit për punën e palodhur që keni bërë, për këtë sakrificë që po e bëni dhe do vazhdoni ta bëni. Faleminderit për të gjithë ata epidemiologë, në emër të BE ne jemi krenarë për gjithçka që ju keni bërë.

Më lejoni t’ju them që në sajë të kësaj emergjence që po përballet e gjithë bota, ne kemi përshtatur edhe programin tonë duke bërë të mundur edhe 10 mln euro që do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar ato aspekte që janë të rëndësishme në luftën kundër covid për ti ardhur në ndihmë gjithë komunitetit. E kemi filluar këtë punë me një sasi prej 20 mln euro duke i ardhur në ndihmë komunitetit LGBT dhe fëmijëve me aftësi”, tha ambasadori Soreca.

Në fund ambasadori i bëri apel qytetarëve shqiptarë që të jenë vigjilente dhe të respektojnë të gjitha masat.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve