Kryefaqja Box 5 Analiza e urinës: Çfarë na intereson të shikojmë në analizën e urinës?

Analiza e urinës: Çfarë na intereson të shikojmë në analizën e urinës?

0
Shpërndaje

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Këto kërkime ndihmojnë për të precizuar nga ana cilësore e sasiore llojin e natyrës dhe prekjes veshkore.  Do të permendim kerkimet më esenciale:

Analiza e urinës

Shpesh herë vetëm analiza e thjeshtë e urines vë diagnozën.  Analiza duhet bërë në mostrat e urinës së mëngjesit, d.m.th. pas dehidrimit nokturn fiziologjik.  Kjo vlerëson më mirë aftësinë koncentruese të veshkës si dhe sedimentin urinar e porteinurine.

Në kondita normale urina është me ngjyre “te verdhë në të artë” që ndodh nga prania në të e urokromit e pigmenteve të tjera,  pH varion normalisht 4.5—8, por përgjithësisht është e fiksuar ndërmjet 5—6.5.  Gjetja e pH bazik mbi 7 sugjeron praninë e infeksionit të rrugeve urinare (për shkak të mikrobeve që prodhojnë ureazë si Proteus e Pseudomonas) ose alkalozen respiratore ose metabolike, acidozen tubulare renale ose hiperaldosteronizmin.  Pesha specifike e urinës varion nga 1010 deri 1030.  Pesha specifike e ulët tregon për dëmtim të funksionit renal.  Osmolariteti i urinës varion nga 290 deri 1300 mosm/litër.

Piuria

Kjo nënkupton daljen e leukociteve ose të pusit në urinë.  Kur piuria është shumë e madhe urina bëhet si e turbullt, por duhet pasur parasysh se urina mund të jetë e turbullt edhe nga shkaqe te tjera.  Piuria është shprehje e infeksionit të rrugëve urinare.  Infeksioni mund të jetë specifik (TBC) ose jo specifik (nga E.coli, enterokoku, stafilokoku etj).

Piuria tuberkulare zakonisht shoqërohet me Ph-acid kurse piuria nga shtamet e tjera është alkaline.

Nga të gjithë patollogjitë e veshkave piuria gjendet më tipike në pyelonefrite.  Në pyelonefritë kronike pas një ngjyrosje të veçantë të sedimentit urinar (gencian violet dhe safronine) disa lloje celulash që quhen Sternhaimer Malbin.  Këto janë leukocite me askpekt morfoligjik të ndryshuar për shkak të qëndrimit të gjatë në një ambient hypotonik siç është urina e të sëmurëve me pyelonefrit kronik.

Sedimenti urinar

Egzaminimi i Sedimentit urinar duhet bërë në urinën te mengjesit pas centrifugimit të një kampioni prej  15ml. Me shpejtësi të ulët (200rot./min. per 5 minuta).  Pas eliminimit të supernatantit merret një pikë e sedimentit e vihet mbi një lamele për t’u parë me mikroskop.  Normalisht gjenden pak ose aspak leukocite, eritrocite e rrallë cilindra bialine.

Qelizat – Kerkohet prania e rruazave te kuqe, leukociteve, qelizave epiteliale me origjinë nga tubujt renale (të vogla e të rrubullakta) ose nga rruget ekskretore (të mëdha e të çrregullta).

Cilindrat –

Jane elemente në forme cilindrike, që përfaqesojnë imazhin e stampuar të lumenit tubular me madhësi të ndryshme sipas segmentnt nga vijnë.  Kryesisht formohen në tubujt distale e kolektore nga precipitimi i nje mukoproeine (proteina Tamm – Horfall) si dhe elementë të ndryshëm (leukocite, celula epiteliale, rruaza te kuqe , lipide etj).  Cilindrat mund të jenë hialine (që përbëhen nga proteina Tamm Horsfall me pamje transparente e ndonjehere me inkluzione lipidike ose qelizore), granulare (materiale proteinike e detrite qelizore), leukocitare (përmbajnë leukocite të ngjeshura), cilindrat leukocitare tregojnë për procese inflamatore të parenkimes renalek, cilindra hematike (rruaza të kuqe pjesërisht të paprekura të degjeneruara), cilindrat hematike dëshmojnë për nefropati glomerulare.

Kristalet – Kristalet precipitojnë në urinë në vartësi të konditave kimike të urinës sidomos të pH.  Gjetja e krisataleve në urinë ka vlere diagnostike në pacientet me gurë në veshka.

Analiza sasiore e sedimentit urinar –

Kjo bëhet nëpërmjet provës së Addis, e cila bazohet në numërimin për çdo kamera të rruazave të kuqe, të bardha dhe cilindrave.  Rezultatet shprehen par njesi te kohes.  Prova e Addis paraqet vështiresi në aplikimin si rutinë për shkak të faktorëve të shumtë që ndikojnë në rezultatin.  Një vlerësim gjysëmsasior është shumë më i thjeshtë në analizat e zakonshme të urinës e klinikisht është e mjaftueshme numërimi i elementëve për fushë të mikroskopit.  Normalisht për fushë të mikroskopit vihen re jo më shumë se 2 – 5 eritrocite, 4 – 5 leukocite, 0 – 1 cilindra hialine.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here