Analizat jo më në QSUT /Laboratori vetëm për pacientët. Të tjerët te klinikat e specialiteteve

Pas dhënies me koncesion të laboratorit në QSUT, janë ndaluar tanimë analizat specifike që bëheshin më parë si shërbim ambulator .Tanimë askush nuk mund të shkojë në QSUT të referuar nga mjeku i familjes apo mjeku specialist për të bërë analizën e markusit tumoral , hemoglobinë e glukozuar në gjak apo të tjera analiza nëse nuk je i pacient i shtruar në shërbimet e QSUT.

Ky është një urdhër i brendshëm i Ministrisë se Shëndetësisë, i cili i kërkon drejtorisë se QSUT , të mos pranojë asnjë pacient që vjen i referuar nga mjeku i familjes apo mjekë të poliklinikave të specialiteteve. Ministria e Shëndetësisë thotë se poliklinikat e specialiteteve janë pajisur me aparatura  për kryerjen e këtyre analizave

“Në poliklinikën e specialiteteve nr 3., është futur një gamë e re analizash, të cilat nuk bëheshin në fillim. Pacientit e rajonit tonë mbanin radhë të gjata për të bërë analizat në QSUT dhe tashmë e kanë afër dhe analizat specifike si e markusit tumoral , hormone të veçanta, elektrofoleza tashmë e hemoglobinës dhe e proteinës, bëhen pranë Poliklinikës së specialiteteve”, tha Manjola Lika, mjeke laboratori në Poliklinikën e specialiteteve nr 3.

Por në fakt në QSUT shkojnë vazhdojnë të paraqiten  paciente për shkak se nuk besojnë në analizat që mund të kryhen në poliklinikat e specialiteteve. Gjithsesi  ky është një ogur i mire nëse poliklinikat e specialitete do të kenë furnizim të vazhdueshme me reagentë dhe jo vetëm tani në fillim, kur janë pajisur me aparatura. Pasi edhe ne laboratorin më të madh në vend në QSUT ka pasur  herë pas here mungesa të reagenteve për shkak të vonesave në tenderë . Në këtë rast pacientët nuk kanë alternativë tjetër përvese tu drejtohen klinikave private.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni