Anemia mesdhetare (Talasemia), pse shfaqet kjo sëmundje dhe si ta parandaloni

talasemiaTalasemia është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë.

Organizata Nderkombëtare e Shëndetsisë vlereson se çdo vit lindin më tepër se 100 000 fëmije të prekur nga kjo sëmundje, në gjendjen homozigotë, në mungesë të mjekimit. Kjo ndodh më tepër në zonat e fshatit, ku nuk ekziston as kujdesi mjekesor primar.

Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut dhe e ka origjinën nga vendet kënetore ku trupi për të krijuar rezistencë ndaj malaries, ka vetëkrijuar një mutacion gjenetik i cili është edhe shkaktari i sëmundjes.

Nëse të dy prindërit janë  mbajtës të talasemisë pa shprehje të sëmundjes, lindin fëmijë talasemikë. Mundësia për të lindur një fëmijë të shëndetshëm është vetëm një e katërta ose 25%.

Talasemia e ul sasinë e hemoglobinës (rruazave të kuqe) në trupin e njeriut dhe mund të sjellë në këtë mënyrë si rezultat, pamundësinë që rruazat e kuqe të çojnë në mënyrë të mjaftueshme oksigjen atje, ku ai është i nevojshëm. Kjo shkakton anemi (pagjakësi) dhe në rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup do të “mbarojnë” së funksionuari, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm deri tani për talaseminë.

Ai duhet të merret çdo tre katër javë, në bazë të nevojave të pacientëve që duhet të bëjnë medoemos analiza laboratorike në spitale, ambulancë apo qendra të tjera shëndetësore, për të ditur përqindjen e hemoglobinës së tyre, edhe ne rast se nuk kanë shfaqje të dukshme, si lodhje apo zbehtësi të fytyrës (anemi). Transfuzioni i gjakut synon të mbajë nivelin e hemoglobinës pothuajse normal, duke zëvendësuar rruazat e kuqe “boshe”, me të reja të shëndetshme.

Talasemikët akumulojnë në organe një sasi të konsiderueshme hekuri për shkak të transfuzionit të herëpashershëm të gjakut. Akumulimi dhe përqëndrimi i hekurit dëmton në mënyrë progresive organet e brendshme duke shkaktuar sëmundje të zemrës, diabet, cirrozën e melçisë dhe në këtë mënyrë shkurton jetën e të sëmurëve.

Një hap i rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje është kryerja e nje analize të posaçme (elektroforeza e hemoglobines) gjaku për të ditur nëse 2 individët të cilët kanë vendosur të bëjnë fëmijë janë apo jo transmetues të sëmundjes.

Mbijetesa e talasemikëve është e lidhur me trasfuzimin periodik të gjakut, i cili mund të gjendet vetëm nëpërmjet dhurimit vullnetar. Dhurimi i gjakut për personat e prekur nga Talasemia është një gjest solidariteti sepse bashkë me gjakun ju dhuron atyre jetë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
A është tuberkulozi i shërueshëm?
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë