Antiduhani, 29 gjoba me nga 300 000 lekë për subjektet private dhe publike

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), dhe degët e tij në qarqe, kanë kryer 1252 inspektime të përbashkëta në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe kryeqytetin nga data 4 janar 2016 deri më datë 10 janar 2016.

duhanpiresInspektimet u kryen në funksion të zbatimit të Ligjit Nr. 10433, dt. 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë,” dhe kishin për qëllim ndjekjen e ecurisë së zbatimit të Ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006, i ndryshuar, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Si pasojë e moszbatimit të ligjit në fjalë inspektorët e ISHSH morën 29 masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) secila.

Në të njëjtën periudhë kohore në qytetin e Tiranës grupet e inspektimit kane kryer 520 inspektime në njësi shërbimi, bar-kafé, restorante, pabe, klube argëtimi dhe mjedise të tjera publike ku identifikuan si shkelës të ligjit 12 subjekte ndaj të cilëve u morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) për secilin subjekt.

Eltar Deda, kryeinspektor i ISHSH-së, duke theksuar vendosmërinë e Institucionit që ai drejton për zbatimin pa kompromis dhe në vijueshmëri të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ndaj çdo shkelësi të ligjit, vlerësoi bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët me denoncimet e tyre kanë ndihmuar në suksesin e deritanishëm në zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu, Deda u shpreh se inspektimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Ligji Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006, i ndryshuar “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” i njohur ndryshe edhe si “Ligji anti-duhan” është një ligj i cili ka qëllim kryesor ruajtjen e shëndetit të popullatës nga dëmet që shkakton duhanpirja, e cila është një ndër faktorët kryesorë të sëmundshmërive kronike dhe vdekjeve prej tyre.

ISHSH është e angazhuar për monitorimin dhe respektimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit në fjalë. Gjatë vitit 2015, vit që përkon me ngritjen dhe funksionimin e plotë të degëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) në qarqe, trupa e inspektorëve të ISHSH e përbërë nga 194 inspektorë ka realizuar 22 125 inspektime dhe ka marrë 292 masa administrative./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim