Kryefaqja Femrat Aparati riprodhues femëror, ndërtimi dhe funksionet

Aparati riprodhues femëror, ndërtimi dhe funksionet

0
Shpërndaje

Aparati riprodhues femëror në tërësinë e vet përmbush shumë funksione.

Prodhon qelizën vezë të nevojshme për riprodhim, të quajtur ova ose oocyt. Kjo vezë transportohet për t’u fertilizuar nga një spermatoizoid në tubat e fallopit dhe më pas kalohet për implantim në mitër. Nëse nuk ndodh fertilizimi, atëherë ndodh rënia e shtresës së brendshme të mitrës (endometri) në formën e vaginamenstruacionit. Për të mbajtur ciklet riprodhues, aparati prodhon hormone seksual femëror.

 

Anatomia e aparatit riprodhues femëror përmban pjesën e brendshme dhe atë të jashtme:

Funksioni i strukturave riprodhuese të jashtme është e dyfishtë: lejon depërtimin e spermës dhe mbron nga infeksionet.

 

Në këto struktura përfshihen:

Buzët e mëdha (Labia majora): buzët e mëdha rrethojnë dhe mbrojnë strukturat e tjera genitale. Janë relativisht të gjera, përmbajnë gjendra djerse dhe yndyre. Pas pubertetit këto mbulohen me qime.

Buzët e vogla (Labia minora): buzët e vogla shtrihen nën të mëdhatë dhe rrethojne hapjen e vaginës dhe të uretrës ( tubi që mbart urinën nga fshikëza e urinës në ambient )

Gjendrat e Bartolinit: janë gjendra të vendosura anash hyrjes vaginale, prodhojnë mukus që shërben për lubrifikimin gjatë marrëdhënies seksuale dhe si barrierë mbrojtëse kundrejt mikrobeve të ndryshme.

Klitori: ndodhet në vendtakimin e dy buzëve të mëdha në formën e një daljeje të vogël shumë të ndjeshme ( e krahasueshme me penisin tek meshkujt). Klitori mbulohet nga një shtresë lëkure të quajtur prepucium. Klitori është shumë i ndjeshëm dhe si rezultat i ngacmimit pëson ereksion.

 

Organet riprodhuese të brendshme

Vagina: është kanal elastik muskular që bashkon qafën e mitrës me pjesën e organeve të jashtme. Përbën kanalin e lindjes, pret penisin gjatë marrëdhënieve seksuale, si dhe mbart spermën. Gjatë ciklit menstrual gjaku del jashtë trupit nëpëmjet vaginës.

Uterusi (mitra): është organ kavitar në formë dardhe që shërben për të mbajtur dhe zhvilluar fetusin. Mitra ndahet në 2 pjesë: në qafë, që është pjesa e poshtme që hapet mbi vaginë, dhe trupi i mitrës, që është pjesa që mban fetusin gjatë shtatzënisë. Kaviteti i mitrës komunikon nëpërmjet një kanali të qafës dhe nxjerr jashtë gjakun menstrual të përmuajshëm.

Vezoret: janë gjendra të vogla në formë dhe përmasa të bajameve, të vendosura në të dyja anët e mitrës. Janë përgjegjëse për prodhimin e vezëve dhe hormoneve seksuale. Në kohën e lindjes secila vezore përmban rreth 1 milionë vezë, por në moshen e pubertetit arrijnë rreth 300 mijë dhe nga këto vetëm 300 deri 400 mund të ovulojnë gjatë periudhës aktive të gruas.

Tubat e Fallopit: janë 2 tuba muskularë të hollë që shtrihen nga këndet e jashtëm të majtë dhe të djathtë të mitres deri në afërsi të vezoreve. Tubi në pjesën e tij fundore formon një strukturë në formë gypi të mbuluar me disa zgjatime në formë gishtash (fimbrie). Këto vendosen në sipërfaqen e vezores për të kapur qelizën veze të çliruar nga folikuli, dhe e kalojnë atë në tub për t’u transportuar drejt mitrës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here