Aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në QSUT prej 2 javësh jashtë funksionit! Probleme edhe gjatë vitit, pacientët shkojnë te Neurologjia

Prej 2 javësh aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në QSUT nuk është në funksion, sipas Report Tv. Qytetarët aktualisht po e marrin këtë shërbim vetëm te Neurologjia, çka ka sjell edhe fluks të pacientëve dhe radhë të gjata në pritje, duke u detyruar këta të fundit ti drejtohen shpeshherë edhe spitaleve private të vendit.

Aparati nuk është në funksion për shkak të një defekti teknik dhe sipas burimeve brenda QSUT, aparatura e rezonancës është prishur edhe dy herë të tjera brenda vitit dhe është rregulluar, por nuk saktësojnë sa kohë ka qenë jashtë shërbimi në këto 2 herë që ka qenë jashtë funksioni.

Bluzat e bardha kanë pohuar se qytetarët prej rreth 1 viti vijojnë ta marrin këtë shërbim tek Neurologjia dhe jo në Urgjencën e Re të QSUT.

Sa i takon defektit teknik të aparatit mësohet se ka qenë jashtë shërbimi,  për shkak se firma që kujdeset për mirëmbajtjen e saj nuk i kishin bërë kontratën.

Aktualisht është lidhur kjo kontratë dhe po punohet për ta rregulluar, por, ende nuk dihet se kur do të rivihet në funksion.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë