Arrestohen dy mjekët gjinekologë për vdekjen e 35-vjeçares

Blertina Koka / Shëndeti.com.al

Megjithëse ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, mori në mbrojtje ekipin mjekësor të akuzuar për neglizhencë pas vdekjes së 35-vjeçares shtatzënë me fëmijën e saj 9 muajsh në bark dhe deklaroi zyrtarisht se ndaj gruas janë kryer të gjitha shërbimet e duhura mjekësore, Prokuroria mendon ndryshe.

Organi i akuzës nxori dy urdhra ndalimi për mjekët Obsetrik- Gjinekologjik Helidon Klosi e Dritan Deçka, pasi ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.arrestohen-mjeket-gjinekologe

Policia ka bërë në orët e vona të mbrëmjes ekzekutimin e urdhrit, duke arrestuar mjekët që sipas Prokurorisë janë fajtorë për vdekjen e nënës shtatzënë Aida Çajka dhe foshnjës që priste të sillte në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

35-vjeçarja, sipas Prokurorisë, u vizitua nga mjekët Klosi dhe Deçka, të cilët, pasi u konsultuan me njëri-tjetrin, pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, e dërguan atë për një kontroll në QSUT për konsultë te kardiologu.

Por pas vizitës gruaja u dërgua në një tjetër spital dhe konkretisht te “Shefqet Ndroqi”, për vlerësim nga pneumologu dhe pas vizitës, ajo u rikthye përsëri në maternitetin “Koço Gliozheni”. Por këtë herë në gjendje akoma më të rënduar. Këto sorollatje sipas hetuesve kane sjelle vdekjen e pacientes dhe foshnjës së saj.

Për Prokurorinë e Tiranës, 2 mjekët e arrestuar tashmë kanë konsumuar element të veprës penale.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1, në vijim  të hetimeve për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 16.09.2016 në maternitetin “Koço Gliozheni”,  kanë bërë shoqërimin e më pas ekzekutimin e dy Urdhërave të Ndalimit  lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së pare Tiranë, ndaj mjekëve: H. K ,47 vjeç dhe D.D,45 vjeç,  mjekë primarë të maternitetit “Koço Gliozheni”, pasi  më datë 16.09.2016 gjeti vdekjen  35-vjeçarja A. Ç. shtatzënë dhe foshnja e palindur.

Ndaj dy mjekëve ishin referuar materialet dhe kishte nisur hetim ne gjendje të lirë për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”,  parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal”.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni