Arrestohet edukatorja e një kopshti në Tiranë, u kap nga kamerat duke rrahur fëmijët

Edukatorja e një kopshti privat në Tiranë është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pas kallëzimit të dy prindërve, se i ka dhunuar fëmijët në ambientet e kopshtit.

Kështu efektivët e komisariatit numër 2, nga aty ku u bë edhe kallëzimi nga dy nëna kanë arrestuar edukatoren 30-vjeçare, Denida Rexhepi, banuese në Tiranë. Ajo akuzohet për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”.

Një nënë 19-vjeçare J.B dhe një tjetër 28-vjeçare me inicialet M.L kanë bërë kallëzim në komisariat se fëmijët e tyre janë dhunuar fizikisht nga edukatorja e kopshtit privat.

Sipas tyre, Denida Rexhepi i ka dhunuar fëmijët më 30 dhe 31 maj, e faktuar kjo edhe nga kamerat e sigurisë që ka të instaluara në kopshtin privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: D.R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopshti.

Kjo shtetase është arrestuar, sepse më datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopshti privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.

 Marrë nga Gazeta Shqiptare

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën