Arrestohet mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT! Merrnin para për të kryer skanera në spital

Një mjek dhe një teknik imazherie të cilët punonin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Mësohet se Nazmi Metali, mjek dhe dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit.

Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Ndërsa hetimet proaktive drejtuar nga prokurori, Bledar Valikaj kishin nisur prej javësh dhe janë dokumentuar disa raste të korrupsionit.

Nga hetimet rezulton se Nazmi Metali 63 vjeç dhe Astrit Mansaku, 51 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës u mundësonin qytetarëve të ndryshëm, bërjen e skanerit kundrejt shumave monetare në kundërshtim me rregulloren e spitalit për kryerjen e kësaj procedure.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve