Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor – Riciklo

Shoqata Together for Life zhvilloi sot workshopin “Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor – Riciklo”, në kuadër të projektit RESTART, i financuar nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+.

Përgjatë workshopit diskutuam me të rinjtë për çështje të rëndësishme mjedisore, si menaxhimi i mbetjeve, me fokus të veçantë tek ndarja e diferencuar e mbetjeve dhe riciklimi , ruajtja e biodiversitetit , ndryshimet klimatike, ekonomia qarkulluese etj.

Një nga temat kryesore ishte riciklimi , rëndësia e tij në ruajtjen e mjedisit, si dhe përfitimet në planin ekonomik, social dhe mjedisor që na vijnë nga riciklimi, si krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritjes së ekonomisë qarkulluese, ruajtjen e burimeve natyrore dhe mbrojtjen nga ndotja e ajrit, dhe zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Përveç diskutimeve teorike, gjatë workshopit u zhvilluan edhe punë praktike, ku të rinjtë patën mundësi të krijojnë vepra artistike duke përdorur materiale të riciklueshme.

Shumë të lumtur për pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe për feedback-un pozitiv që morëm në fund të këtij workshopi. Vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të krijuar ndryshime pozitive dhe për të ndërgjegjësuar komunitetin për mbrojtjen e mjedisit për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse