Arterioskleroza, ja si mund ta kuroni

Është provuar shkencërisht se arterioskleroza është një nga shkaqet kryesore të vdekjes.
Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet kanë nevojë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund aq sa mund të çojnë deri në vdekje.
Ushqimi i pasur me yndyra, teprimet me kafe dhe alkool, pirja e duhanit, qëndrimi ulur, sëmundja e sheqerit dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shkaqet kryesore të shfaqjes së arteriosklerozës.
Për fat të mirë, ka disa mënyra për të parandaluar këtë problem kompleks, ndikuar nga faktorë të ndryshëm.
Vitaminat B:
Rritja e konsumit të vitaminës B-kompleks, mund t’ju ndihmojë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Gazeta “Arterioskleroza” publikoi një studim në vitin 2005, ku u provua provuar se marrja e acidit folik 2.5 mg, 25 mg Vitamina B6 dhe 0.5 mg Vitamina B12 për 1 vit mund të minimizohjë bllokimin e arterieve. Rekomandohet të merrni vitamina B nga burimet natyrore, sigurohuni të shmangni versionet sintetike ose gjysmë-sintetike.
Hudhra:
Hudhra mund të sigurojë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe uljen e kolesterolit.
Shega:
Ky frut ka aftësinë për të eliminuar bllokimin arterial. Shega mund të përdoret si një terapi efektive për luftimin e kolesterolit të lartë në gjak.
L-argininë:
L-arginine është një amino acid i cili ka aftësinë për të parandaluar bllokimin arterial. Sipas më shumë se 30 studimeve, ky amino acid mund të sigurojë 150 përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shafran i Indisë:
Kompleksi aktiv në shafranin e Indisë, ka veti të fuqishme në luftimin e bllokimit arterial, gjë e provuar nga studime të shumta. Rekomandohet të konsumohet i kombinuar me ushqime të ndryshme./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë