Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog
Trajtimi më i mirë për astmën është parandalimi duke identifikuar dhe shmangur e faktorët nxitës, siç janë alergjenët mjedisorë ose irritues. Zakonisht, stimuj të tillë nuk mund të hiqen plotësisht, kështu që desensibilizimi ndaj antigjeneve specifikë mund të jetë i dobishëm, veçanërisht te fëmijët. Trajtime të tjera të zakonshme janë mjekimi me ilace dhe oksigjeni (O2).
Ilaçet që zakonisht jepen:
Bronkodilatatorët me veprim të gjatë (salmeteroli dhe formoteroli) zvogëlojne shtrëngimi bronkial, zvogëlojne edemën e rrugëve bronkiale të frymëmarrjes, dhe rrisin ventilimin pulmonar.
Kortikosteroide (hidrokortizon dhe metilprednizolon) kanë të njëjtat efekte si bronkodilatatorët si dhe antiinflamatorët dhe efektet imunosupresive. Kortikosteroidet e qe thithen nga goja përdoren në kontrollin afatgjatë të astmës.
Modifikuesit e leukotrienit (montelukast, zafirlukast dhe zileuton)
Janë efektive në zvogëlimin e formimit të mukusit dhe ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Stabilizuesit e qelizave të mastit (kromolinë dhe nedokromil)
Kur jepen profilaktikisht, bllokojne efektet akute obstruktive nga ekspozimi ndaj antigjenit
Imunomodulatorët (omalizumab)
Këto ndryshojnë nga fakti se si sistemi imunitar reagon ndaj shkaktarëve të astmës dhe përdoret në planin afatgjatë.
Kontrolli i astmës me Oksigjen: O2 i lagësht me fluks të ulët mund të jetë i nevojshëm për të trajtuar dispnene, cianozën, dhe hipoksemine. Sasia e dozuar është projektuar për të të mbajë një presion të pjesshëm të oksigjenit arterial midis 65 dhe 85 mm Hg, siç përcaktohet nga studimet e gazrave arterialë të gjakut. Ventilimi mekanike është i nevojshëm nëse pacienti nuk përgjigjet ndaj ventilimit fillestar.


