Kryefaqja Artikull Astma: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Astma: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

0
Shpërndaje

Çfarë është astma?

Astma është një çrregullim kronik inflamator i rrugëve të ajrit me ndjeshmëri të theksuar të bronkeve dhe obstruksion të herëpashershëm të tyre, i karakterizuar nga episode të përsëritura të fishkëllimave, marrjes së frymës, shtrëngimit në gjoks dhe kollitjes. Edukimi i pacientit Simptomat klasike të astmës janë:

  • Kollitja
  • Shtrëngimet në gjoks
  • Fishkëllimat
  • Vështirësia në frymëmarrje (dispnea) Informacion profesional

Astma, bazuar në sasinë e inflamacionit të tipit T2 (rritje të citokinave IL-4, 5 dhe 13), klasifikohet në:

  • Astmë me nivel të lartë inflamacioni T2 — T2-i lartë ndahet në 3 grupe: 1) astma alergjike e hershme; 2) astma alergjike e vonë; 3) astma eozinofilike e vonë dhe sëmundja respiratore e ekzacerbuar nga aspirina (AERD)
  • Astmë me nivel të ulët inflamacioni T2 — T2-i ulët ndahet bazuar në karakteristikat klinike, përfshirë obezitetin, duhanpirjen dhe moshën.

Simptomat kryesore të astmës janë:

  • Kollitja
  • Shtrëngimet në gjoks Vështirësi në frymëmarrje Fishkëllima
  • Fishkëllimat
  • Vështirësia në frymëmarrje (dispnea) Kollitja mund të jetë simptoma e vetme e astmës. Informacion profesional

Simptomat e astmës:

  • Kollitja mund të jetë simptoma e vetme e astmës, veçanërisht në rastet e astmës së shkaktuar nga aktiviteti fizik ose gjatë natës. Zakonisht, kolla nuk shoqërohet me sekrecione.
  • Shtrëngimi në gjoks ose historiku i shtrëngimit apo dhimbjes në gjoks mund të paraqitet me ose pa simptoma të tjera të astmës, veçanërisht në astmën e shkaktuar nga aktiviteti fizik ose gjatë natës.
  • Sibilancat, tingulli fishkëllues me tonalitet të lartë që prodhohet nga turbulenca e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, është një prej simptomave më të zakonshme. Astma mund të mos shoqërohet me fishkëllima kur obstruksioni përfshin kryesisht rrugët e vogla të frymëmarrjes.
  • Vështirësia në frymëmarrje (dispnea). Megjithatë, asnjë prej këtyre simptomave nuk është specifike për diagnozën e astmës dhe pacientët mund të jenë krejtësisht asimptomatikë gjatë vlerësimit të parë

Menaxhimi i astmës

Nëse keni astmë, një sërë ndryshimesh të rëndësishme në stilin e jetës mund të ndihmojnë cilësinë e jetës tuaj, parandalimin e një ataku astme dhe vetë-menaxhimin e atakut, nëse ndodh, duke përfshirë:

  • Kujdesin e përditshëm të astmës — monitorim i gjendjes së astmës tuaj duke u bazuar vetëm te simptomat, ose duke monitoruar leximet e PEF-it të përditshëm.
  • Menaxhimin e atakut — përfshin njohjen dhe dallimin e simptomave të hershme dhe fillimin e terapisë. Ju duhet të njihni shenjat që janë indikacione për kujdesin urgjent dhe duhet të mësoni se si të ruani qetësinë gjatë përkeqësimeve të rënda.
  • Mbajtja e Ventolines si medikament urgjent në rast krize. Qëllimet e menaxhimit të astmës janë:
  • Kontrolli më i mirë i simptomave të astmës – zvogëlimi i intensitetit dhe frekuencës së simptomave të astmës dhe ruajtja e aktivitetit të përditshëm sa më afër normales.
  • Reduktimi i rrezikut të ardhshëm – reduktimi i riakutizimeve të astmës, i humbjes së funksionit të mushkërive me kalimin e kohës, dhe minimizimi i efekteve anësore nga medikamentet e astmës.

Trajtimi mjekësor për astmën

Menaxhimi farmakologjik përfshin përdorimin e:

• Medikamenteve kontrolluese (mbajtëse). Këto medikamente përfshijnë kortikosteroidet inhalatore (ICS), beta agonistët me veprim të gjatë (LABAs), antikolinergjikët me veprim të gjatë, kombinimin e kortikosteroideve inhalatore me beta agonistët me veprim të gjatë, metilksantinën, dhe antagonistët e receptorëve leukotriene.

• Medikamenteve shpëtuese (me veprim të shpejtë) gjatë përkeqësimeve/acarimeve. Këto medikamente përfshijnë beta agonistët me veprim të shkurtër (SABA), antikolinergjikët (përdoren vetëm për përkeqësime të rënda) dhe kortikosteroidet sistemike, të cilët shpejtojnë rikuperimin nga përkeqësimet akute.

Edukimi i pacientit

Fillimi i terapisë farmakologjike te pacientët e patrajtuar më parë, por që kanë gjendje stabël, të cilët nuk janë duke marrë medikamente astme ose janë duke u trajtuar vetëm me një beta agonist me veprim të shkurtër (SABA), bazohet në frekuencën dhe rëndesën e simptomave të vetë individit. Informacion profesional Pacientët duhet të nisin trajtimin në nivelin më të përshtatshëm të shkallës fillestare të rëndesës së astmës.

Shkalla e rëndesës së astmës përcaktohet në bazë të faktorëve të mëposhtëm:

• Simptomat e raportuara gjatë katër javëve të fundit

• Numri i riakutizimeve që kanë kërkuar glukokortikoidë oralë gjatë vitit të kaluar

• Niveli aktual i funksionimit të mushkërive, nëse është i mundur të kryhet ky testim (FEV1 dhe vlerat FEV1/FVC, ose PEF-i). Nëse nuk keni akses për të kryer spirometrinë atëherë mjeku juaj mund të përcaktojë qasjen më të më mirë të sigurt dhe efektive.

Menaxhimi farmakologjik përfshin përdorimin e:

• Medikamenteve kontrolluese (mbajtëse). Këto medikamente përfshijnë kortikosteroidet inhalatore (ICS), beta agonistët me veprim të gjatë (LABAs), antikolinergjikët me veprim të gjatë, kombinimin e kortikosteroideve inhalatore me beta agonistët me veprim të gjatë, metilksantinën, dhe antagonistët e receptorëve leukotriene.

• Medikamenteve shpëtuese (me veprim të shpejtë) gjatë përkeqësimeve/acarimeve. Këto medikamente përfshijnë beta agonistët me veprim të shkurtër (SABA), antikolinergjikët (përdoren vetëm për përkeqësime të rënda) dhe kortikosteroidet sistemike, të cilët shpejtojnë rikuperimin nga përkeqësimet akute.

Burimi: HAP. 2023. Manuali “Edukim Shëndetësor për Sëmundjet Jo të Transmetueshme”

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here