Audituesi i KLSH dëshmon në Komisionin e Shëndetësisë: Kërkuam amendim të kontratës për analizat e pakryera

Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e radhës së Komisionit hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe Check-up në shëndetësi.

Komisioni thirri dy dëshmitarë kryesorë, auditues të KLSH, për të sqaruar rrethana që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Dëshmitari Klarent Xhaferraj, auditues i KLSH, ka marrë pjesë në 4 auditime prane FSKSh, Tatimet dhe Ministrisë

Xhaferraj raportoi këto shkelje në komsion:

1. 2015-2017 mbi 455 mijë analiza të pakryera. Klsh ka kërkuar amendim të kontratës për të mos bërë pagesa për shërbim të pakryer

2. Problem, masa e faturimit te 20% tvsh, nderkohe qe keto sherbime duhet te ishin te perjashtuara nga tvsh. 282 mln leke efekti nga kjo parregullsi dhe keqzbatim i ligjit. Masa e rekomanduar nga KLSH:

Të amendohet kontrata, duke saktuar se kjo duhej perjashtuar nga TVSH;

3. Fondi me Ministrinë dhe Koncesionarin, të diskutonin për të amenduar kontratës.

4. Këshilli i Ministrave duhet të kryente ndryshime ligjore, për të ulur kostot shtese për shkak te shpenzimeve variabel, për kontrollet e pakryera. Të saktesohet që pjesa e shërbimit në këtë kontratë të jetë e përjashtuar nga Tvsh.

Në total, moszbatimi i rekomandimeve në Total, koncesionari 595.8 mln lekë në 3 vite në mënyrë të padrejtë (2015-2017).

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë