Autopsia e shtatzënës/ Çarja e shpretkës mund të ketë ndodhur nga pesha e madhe e fëmijës

Hetimet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje lidhur me vdekjen e 35-vjeçares Aida Çajka dhe foshnjës që priste të sillte në jetë.  Dyshohet se çarja e shpretkës, e përcaktuar edhe si diagnoza e vdekjes së 35-vjeçares, mund të ketë ardhur nga goditjet e fëmijës.maternitet

Nëndrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Admir Sinamatit, ka thënë për ‘Gazetën Shqiptare’ se Aida Çajku mund të ketë pësuar çarje të shpretkës si pasojë e ndryshimeve hormonale, ose nga pesha e madhe e fëmijës.

“Foshnja ishte e madhe, pasi peshonte 4.8 kg. Dëmtimi mund të ketë ardhur edhe nga goditjet e fëmijës. Është një gjë që nuk përjashtohet”, theksoi nëndrejtori i mjekësisë ligjore, Admir Sinamati për “GSH”.

Ndërkohë pritet ekspertiza e mjekësisë ligjore për zbardhjen e plotë të vdekjes së dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Postime të ngjashme

A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit