Blerina Bombaj, dietologe
Ky frut, i pazakontë për ne shqiptarët, është një superushqim. Në 100gr ka 160 kalori (jo pak!), por këto kalori vijnë me një paketë ushqimore të mrekullueshme. Përmban acide lyrore omega, të nevojshëm për sistemin tonë imunitar. Përmban
vitamina B5, B6, magnez, kalium -një paketë kjo antistres! Është i pasur në vitaminë E dhe C duke na dhënë mundësi rigjeneruese për lëkurën tonë. Përmban vitaminë K, e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut.
Sugjerime:
- Avokado e prerë në kubikë të vegjël me kos dhe gorgonxola bëhet një salcë shumë e shijshme për sallatat me zarzavate jeshile të freskëta.
- Avokado mund të hidhet në të gjitha sallatat e freskëta. Ajo ka një shije neutrale dhe i jep sallatës diversitet.
- Përdoreni në vend të gjalpit mbi bukën e fëmijëve ose për mbushjen e një sanduiçi me gjizë ose djathë dhie.


