Basha nxori të dhënat nga morgu, Najada Çomo lexon fjalimin: Jemi të habitur, po godisni…

Një pjesë e mjekëve të spitalit Infektiv, kanë dalë në rresht në një deklaratë publike, ku kanë mohuar akuzat e Lulzim Bashës, se është fshehur numri i vdêkjeve Covid në vendin tonë.

Teksa lexon fjalë për fjalë deklaratën e shkruarm shefja e Infektivit Najada Çomo, shprehet se askush nuk mund të bëjë politikë me një çështje kaq të ndjeshme. Edhe pse në asnjë rast kreu i PD nuk akuzopi mjekët, Çomo për habinë e të gjithëve, merret me shifrat, të cilat në fakt kanë komnpetencë menaxheriale e QSUT-së dhe MSH-së.

“Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj. Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdêkje nga covid, është praktikisht e pamundur.

Kjo pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdêkjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit. Shkaku i vdêkjes nuk vendoset nga politikanët, por bëhet nga mjeku. Në rast se kjo akuzë përsëritet ne do të ftojmë organet kompetente që të bëjnë hetimet e duhura”, thotë mjekja Najada Çomo.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital