Kryefaqja Aktualitet Bashkia e Tiranës heq bonusin dhe ofron një shportë me produkte për...

Bashkia e Tiranës heq bonusin dhe ofron një shportë me produkte për bebet e porsalindura

0
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës ka vendosur të heqë bonusin 5 mijë lekë për çdo bebe të lindur duke vendosur ta kompensojë me një shportë. Për këtë qëllim do të organizohet dhe tenderi për të zgjedhur kompaninë që do ta përgatisë shportën. Për ekspertët, e rëndësishme është shmangia e burokracive, por dhe të hiqet dorë nga përdorimi për show.

Për çdo bebe të porsalindur, bashkia e Tiranës nuk do të jap më 5000 lekë, por një shportë me produkte për foshnje.

Këshilli bashkiak miratoi në mbledhjen e parë të 2020 këtë ndryshim që për ekspertin e ekonomisë,  Arben Malaj, është një hap pozitiv, por burokracitë për përfitimin e kësaj shporte janë të tepërta.

Nëna duhet të presë 45 ditë për të përfituar këtë shportë.

Malaj: Çdo inciativë për të krijuar kohezion social, sidomos në vendin tonë ku problemet e rënies së lindjeve të fëmijëve dhe braktisja e vendit do të jenë një krizë shumë e rëndë në të ardhmen, duhen parë pozitivisht. Ka pengesa ka burokraci, ka procese tenderimi, të cilat nuk janë të nevojshme në aplikimin e një politike sociale. Aty parashikohen 45 ditë për ta bërë efektive.

Për Malajn bonusi i bebes duhet të jepet edhe kupon, i paracaktuar se për çfarë produktesh të shpenzohen.

Por po ashtu ai paralajmëroi se kjo mund të përdoret edhe si show.

Malaj: Ndoshta mënyra më e mirë është që ky fond të jetë në lekë, të jetë një çek i destinuar vetëm për këto produkte ose një shportë produktesh. Ne rrezikojmë që të kemi 6000 fotografi, 6000 njoftime publike, 6000 dalje televizive, çka në thelbin e tyre zhvendosin kryetarin e bashkisë që të bëjë investimin më të mirë për bebet e porsalindura të Tiranës.

Shporta e bebes përmban:

-Pelena një përdorimshe

-Shishe qelqi me biberon

-Shampo për bebe

-Letra të lagura për fëmijë

Krem për bebe me vitamin

-Vaj hidratues trupi

-Biberon fals

-Lodër pellushi

-Një botim për kujdesin ndaj fëmijës në vitet e para të jetës

Sipas këtij vendimi, firma që do të plotësojë shportën do të futet në garë për tender.

Në kryeqytet lindin mesatarisht 6 mijë fëmijë në vit.

Burimi: Ora News

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here