Ky lëng përmirësoni tretjen dhe ndihmon trupin që të largojë ujin e tepërt. Nëse doni të humbisni kilet në mënyrë të shpejtë, kjo pije do t’ju ndihmojë shumë. (Megjithatë, ju paralajmërojmë se kjo dietë nuk është aspak e rekomandueshme nga mjekët),
Përbërësit: 60 gram majdanoz, 1 limon, gjysmë litër ujë.
Përgatitja: Priteni majdanozin në copa të vogla dhe shtrydhini lëng limoni. Vërini të dy përbërësit në 1 gotë me ujë.
Përdorimi: pijeni këtë lëng çdo mëngjes me stomakun bosh, për 5 ditë. Kjo pije përshpejton metabolizmin, djeg kalori dhe ju ofron vitamina dhe minerale për trupin.
Normalisht që nevojitet dhe një dietë e ekuilibruar në mënyrë që rezultatet të jenë efektive dhe të dukshme.
KUJDES! Ju lutemi, mos bëni asnjë dietë pa u konsultuar me mjekun, sepse jo çdo trup reagon në të njëjtën mënyrë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


