Bëhu doktor i vetes: testi i pulsit të dorës për të treguar nëse jeni të prekur nga ndonjë sëmundje

pulsi i doresNë përgjithësi, njerëzit nuk i dinë efektet anësore që po ju kanosen për shëndetin. Ka shumë sëmundje që kanë simptoma të ngjashme dhe kjo gjë e vështirëson bërjen e një diagnoze të shpejtë.

Për të kuptuar nëse shëndeti juaj po funksionon normalisht bëni testin e pulsit të dorës:

Vendosni 2 gishtat e njërës  dorë në damarët e dorës tjetër (shikoni foton). Mateni pulsin për 30-60 sekonda.

Në qoftë se pulsi juaj është konstant (plus – minus 2 rrahje në sekondë) kjo do të thotë se gjendra tiroide është mirë dhe nuk keni simptoma të ndonjë sëmundje tjetër.

Në qoftë se pulsi juaj ndryshon nga dita në ditë, kjo tregon ndjeshmërinë e trupit ndaj faktorëve të ndryshëm dhe ka gjasa të vuani nga ndonjë infeksion.

Nëse pulsi ju rritet shumë pas konsumimit të një ushqimi apo vakti të caktuar, kjo tregon se keni intolerancë ndaj këtij ushqimi apo disa përbërësve që konsumoni në një vakt.

Nëse norma e rrahjeve të pulsit ulet kur ekspozoheni në mjedise të caktuara, kjo do të thotë se mund të jeni alergjik ndaj pluhurit, insekteve apo ndonjë objekti tjetër që ndodhet rrotull.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi