Depozitat e forta të verdha ose ngjyrë kafe në dhëmbë quhen gurëza. Sasia e tyre rritet nëse nuk i pastroni që në fazat e para. Këto mënyra që do t’ju paraqesim pastrojnë gurëzat në fazat e para të tyre.
Sodë
Fije peri dentar
Kripë
Peroksid hidrogjeni
Ujë
Furçë dhëmbësh
Larës antiseptik goje.
Hapi 1: një lugë gjelle sodë buke përzijeni me gjysmë luge çaji kripë. Me anë të një furçe, që e keni lagur më parë me ujë të ngrohtë aplikojeni në dhëmbë sodën për 5 minuta.
Hapi 2: një filxhan me peroksid hidrogjeni përzijeni me gjysmë filxhani ujë të ngrohtë dhe shpërlajeni gojën me të.
Hapi 3: përdorni perin dentar për të hequr gurëzat, kujdesuni që mos të irritoni mishin e dhëmbëve.
Hapi 4: përdorni çdo ditë një larës goje antiseptik.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
