Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani

Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron.

Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023.

Bosnja dhe Kosova janë edhe më të prekura sipas studimit. Në vitin 2023, numri i shtetasve nga Kosova që punojnë në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor ishte i barabartë me 50.3% të fuqisë punëtore vendase të kujdesit shëndetësor. Shifrat përkatëse ishin 42.5% për Bosnjën dhe Hercegovinën, për Maqedoninë e Veriut 9 %, Malin e Zi 13.9 % dhe për Serbinë 7.2%.

Midis viteve 2015 dhe 2024, punësimi i shtetasve të Ballkanit Perëndimor në sektorin e shëndetësisë në Gjermani u rrit mesatarisht me 27.2% në vit, ndërsa për Shqipërinë rritja është me 17% çdo vit.

Gjatë kësaj periudhe presionet i emigracionit mbi sektorin e kujdesit shëndetësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë rritur.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se popullsia mbi 75 vjeç e lart pritet të rritet ndjeshëm në rajon, ndërsa popullsia në moshë pune pritet të bjerë. Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për kujdes shëndetësor në Ballkan dhe në Shqipëri.

Sakaq sistemet e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor po tregojnë shenja të tendosjes. Kjo u ilustrua gjatë pandemisë Covid -19 ku të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan shkallë vdekshmërie mbi mesataren globale.

Një tjetër tregues i tendosjes sistemike të sistemeve shëndetësorë është numri i ulët i mjekëve në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (2024), Shqipëria ka më pak mjekë për frymë në Evropë. Në Maqedoninë e Veriut, numri i mjekëve për frymë madje ka rënë, pjesërisht për shkak të emigrimit të mjekëve jashtë vendit.

Studimi gjerman vë në dukje se emigrimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor përkeqëson drejtpërdrejt ngarkesën, pasi mungesat përkthehen në kohë më të gjata pritjeje, mungesë shërbimi në zonat rurale dhe ngarkesë më e madhe pune për mjeket e mbetur./monitor

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital