Nga ekspertët e fitnesit vijnë këto sugjerime për të përfituar belin e hollë pa qenë nevoja të shpenzoni orë të gjata në palestër dhe sigurisht pa kufizuar veten në ushqim.
Përsosni qëndrimin: sipas trajnerit Kim Lions, nëse qëndroni si duhet, do të përcillni një figurë më të bukur tek të tjerët pasi automatikisht muskujt e barkut qëndrojnë të tonifikuar.
Pini ujë: nëse konsumoni të paktën 6-8 gota uji në ditë, do të përfitoni që pjesa e belit të duket më e hollë.
Hani në mënyrën e duhur: përtypuni të paktën 10 herë para se ta kaloni ushqimin në stomak. Kur hani shpejt, ka rrezik të futni më shumë ajër në stomak, gjë e cila shkakton fryrje.
Ecni më shumë: mundohuni të ecni 30 minuta në ditë. Në këtë mënyrë do të nxisni metabolizmin për të djegur më shumë dhjamë në pjesën e belit.
Kufizoni ushtrimet e forcës nëse bëni palestër: duke bërë këto ushtrime, kaloni sasi të madhe ajri në organizëm dhe sigurisht kjo shkakton fryrje të barkut.
Shtoni sasinë e kalciumit: përpiquni të hani sa më shumë ushqime me përmbajtje kalciumi, pasi studimet tregojnë se kalciumi mund t’ju ndihmojë të keni bel më të hollë.
Qetësohuni: kur jeni të lodhur trupi rrit prodhimin e asteroideve dhe hormoneve të stresit të cilat ndikojnë negativisht në sistemin e tretjes, duke shkaktuar dhe kapsllëk.
Kur ndjeni lodhje pushoni 20 minuta dhe bëni diçka që me të vërtetë ju relakson.
Harper Bazaar/Përgatiti: Elena Beta


