Benefitet shëndetësore të lakrës së kuqe

Lakra e kuqe është një nga përbërësit më të mirë që mund të konsumoni. Përmban vitamina dhe lëndë minerale, duke e bërë atë një aleate për shëndetin.

Forcon sistemin imunitar: Lakra e kuqe përmban vitaminë C dhe K si dhe minerale thelbësore. Vitamina C vepron si një antioksidant i fuqishëm, duke luftuar inflamacionin, infeksionet dhe duke e mbajtur trupin të shëndetshëm.

Zorrë e shëndetshme: Fibra e patretshme në lakrën e kuqe ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes për të parandaluar kapsllëkun. Lëngu i saj e mban sistemin e tretës sa më të shëndetshëm.

Lufton inflamacionin: Lakra e kuqe përmban fitonutrientë, të cilët janë përbërës natyralë anti-inflamatorë. Është një “ilaç” natyral për fryrjen dhe inflamacionin.

Lufton sëmundjet kronike: Lakra e kuqe përmban antioksidantë, që luftojnë sëmundje të tilla si sëmundja Alzheimer, sëmundja Huntington dhe sëmundja Parkinson. /WebMD

Postime të ngjashme

5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t'i zgjidhni ato
Sinjalet që ju jep trupi për të treguar se keni nevojë për kontroll mjekësor
Menopauza dhe kolesteroli: Çfarë duhet të dini
Si ta kuptoni nëse po pini më shumë kafe sesa duhet
Sa e rrezikshme është të pish kafe me stomak bosh?
Këto ushqime nuk duhen futur në mikrovalë
VIDEO/ Tri kura natyrale, për tensionin e lartë të gjakut