Si ta kuptoni nëse po pini më shumë kafe sesa duhet

Shumica e njerëzve nuk e fillojnë ditën pa pirë kafe.

Kjo pije e veçantë ka shumë përfitime, më e rëndësishmja është përmbajtja e saj e lartë e acideve klorogjenike antioksiduese (polifenoleve).

Megjithatë, duhet të konsumohet me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në trup. Përveç vështirësisë në gjumë dhe nervozizmit, ja tre simptoma të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë:

Irritueshmëri

Konsumi i tepërt i kafes mund t’ju bëjë të irritueshëm dhe të ndiheni sikur mërziteni për gjënë më të vogël.

Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe papritmas ndaloni së piri.

Rritje e urinimit

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike, kështu që na bën të shkojmë në banjo më shpesh. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak