Kryefaqja Aktualitet Beqaj dhe goditja e fundit për diabetikët. Ministrja që i kërkoi MSh-së...

Beqaj dhe goditja e fundit për diabetikët. Ministrja që i kërkoi MSh-së t’i japë fund justifikimeve

0
Shpërndaje

 

Denisa Canameti

Rimbursimi i fishave të diabetit ka lumturuar sot plot 1500 familje të cilët kanë në gjirin e tyre fëmijë me diabet. Është ngulmuar shumë herë në faktin se rimbursimi i fishave të diabetit do të sillte një lehtësim shumë të madh, pasi kostoja financiare e trajtimit të kësaj sëmundje është tepër e lartë. Vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pranoi  se 1.2 milionë lekë të vjetra në vit, iu kursehen buxheteve familjare me përfitimin falas të fishave të diabetit.

“Do të rimbursohen falas 4 fisha në ditë…”, tha Manastirliu.

Pavarësisht premtimeve për përfshirjen e fishave në skemën e rimbursimit, për shumë vite kjo gjë nuk ndodhi. Pikërisht, në janar të vitit të shkuar gazeta “Shëndet+” solli në vëmendje ankesat e qytetarëve në drejtim të ministrit të mëparshëm, Ilir Beqaj, ku kërkohej rimbursimi i fishave të diabetit. Beqaj premtoi rimbursimin e disa materialeve mjekësore, përfshirë këtu fishat e diabetit dhe protezat. E megjithatë ky premtim nuk u mbajt asnjëherë.

Në një intervistë të dhënë, pas miratimit të LBR 2016, pikërisht në 6 qershor 2016, lidhur me rimbursimin e materialeve mjekësore, Beqaj u shpreh: “Efekti ekonomik I Listës së Branave të Rimbursuara 2016 do të përballohet brenda këtij buxheti, ndërkohë pjesa tjetër e mbetur rezervë do të shërbejë për të mbuluar shpenzimet e barnave të miratuara me vendime të veccanta të Këshiilit Administrativ të Fondit për vitin 2016, si dhe në funksion të futjes së pajijeve mjekësore në listën e rimbursueshme. Po punohet për hartimin dhe miratimin e kornizës ligjore të procesit të hartimit të listës së pajisjeve mjeëskore të rimbursueshme. Ka kërkesa nga pacientë të ndryshëm, si psh., për strishat e matjes së glicemisë, për lente intraokulare për katarakktin e syrit, etj”, u shpreh ish ministri i Shëndetësisë në një intervistë 6 qershor 2016.

LBR 2017, nuk parashikonte rimbursimin e fishave të diabetit

Por, çfarë kishte menduar Ministria e Shëndetësisë për përfshirjen në rimbursim të materialeve mjekësore, si fishat e diabetit, në LBR 2017?  U fol shumë në media fakti se ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj firmosi listën e barnave të rimbursueshme, në ikje, duke tentuar kështu të mbulojë abuzimet me të cilat pretendohej se shoqërohej kjo listë. Sipas denoncimeve të asokohe, Beqaj ka organizuar një mbledhje urgjente me Këshillin Administrativ të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të miratuar listën e barnave të rimbursueshme. Kjo listë, sipas denoncimit, nuk i është shpërndarë anëtarëve të komisionit. Ata, pra anëtarët e komisionit, kanë thirrur me urgjencë mbledhjen e Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore. Lista e barnave të firmosur nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk u miratua (arsyet do të parashtrohen në një tjetër artikull të dedikuar).

Por sërish, a përfshihej rimbursimi i fishave të diabetit në Listën e Barnave të Rimbursueshme, të firmosur nga Beqaj?

Jo! Ministri i Shëndetësisë nuk i kishte përfshirë në listën e re. Duke rrëzuar kështu edhe një tjetër premtim të këtij ministri për këtë kategori të pacientëve.

Felaj: Gjeni zgjidhje për 1500 fëmijë me diabet, nuk ka justifikim

Pas dorëzimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme, Ermonela Felaj, në cilësinë e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në një shkresë të firmosur në 15 maj 2017, “Për Miratimin e Listës së Barnave që Rimbursohen nga Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Masën e Mbulimit të Ccmimit të tyre” sugjeroi që :

“… do të kërkoja vëmendjen tuaj për mundësinë e rimbursimit të fishave të diabetit për fëmijët diabetikë, sipas asaj që është diskutuar në punimet e Kuvendit të Shqipërisë në rastin e miratimit të buxhetit 2017. Jemi në dijeni të faktit që këto fisha konsiderohen pajisje dhe jo medikamente, por kjo në asnjë mënyrë s’mund të përbëjë justifikim për gjetjen e një zgjidhje konkrete për 1500 fëmijë që vuajnë nga diabeti, ndaj të cilëve Qeveria dhe Kuvendi kanë marrë një angazhim konkret”, shkruhet në shkresën e firmosur nga Felaj.

Ky është vetëm një nga skandalet që ka shoqëruar Listën e Barnave të Rimbursueshme 2017 që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, firmosi me urgjencë, në ikje!/ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here