Beqaj kërcënon mjekët, Kalo: Po protestojmë, nuk po bëjmë grevë

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërcënuar bluzat e bardha se, nëse vazhdojnë grevën do të ketë penalitete. Përballë një paneli mjekësh, ministri Beqaj theksoi se do të zbatojnë ligjin.

Tritan Kalo“Kush do që mendon të protestojë e ka të drejtën, por dua t’i kujtoj kujtdo që greva nuk bëhet në shërbimet e dosmosdoshme spitalore. Së dyti, greva bëhet në Shqipëri me organizim sindikal deri më sot nuk kam parë apo dëgjuar që një organizim sindikal ka paraqitur kërkesat. Bëni grevë, por jo në orar pune, aq më tepër që mjekët bllokojnë hyrjen e urgjencës. Do të marrin penalitete, pasi do të zbatojmë ligjin”, theksoi Beqaj.

Por ministri është kundërshtuar menjëherë nga prof. Tritan Kalo, i cili theksoi se mjekët nuk po bëjnë grevë, por po protestojnë ndaj veprimeve arbitrare që po bëhet në kurriz të tyre. “Ne po protestojmë, nuk po bëjmë grevë dhe kjo është lejuar në çdo ambient pune. Së dyti, askush nuk ka dalë në këto protesta për probleme të shëndetësisë pa siguruar shërbimin bazë”, theksoi Kalo.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim