Beqaj pranon “krimin në shëndetësi”, ka falsifikim të produkteve mjekësore

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka pranuar se në Shqipëri ka raste të falsifikimit të produkteve mjekësore. Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në konventen e Këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme që paraqesin kërcënim për shëndetin publik, Kreu i Shëndetësisë deklaroi se problemet më të mëdha të konstatuara në vend, lidhen me falsifikimin e ambalazheve.Ilir Beqaj

Beqaj tha se do të bashkëpunohet me Ministrinë e Brendshme për të luftuar këtë fenomen, duke shtuar se janë ashpërsuar edhe disa nene në Kodin penal për çështjen e medikamenteve.

“Kur përkufizojmë barin, ai lidhet dhe me ambalazhimin e tij. Nuk është e thënë që patjetër duhet të jetë lënda kimike e falsifikuar, por kur përkufizohet i falsifikuar edhe ndryshimi që mund t’i bëhen për qëllime jo të rrezikshme për jetën, por për arsye tregtimi ,edhe ndryshimi i ambalazhimit është pjesë e falsifikimit të barit. Kemi raste herë pas here të identifikuara në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik. Në rastet kur është ndërruar kutia e ambalazhit janë bërë dhe një shtypshkronjë këtu”, tha Beqaj.

Komisioni i Jashtëm miratoi veton vetëm me votat e Mazhorancës projektligjin, i cili parashikon anëtarësimin e Shqipërisë në konventën e këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin publik.

Me anë të këtij drafti, vendi ynë pozicionohet në grupin e vendeve që kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të falsifikimit të produkteve si barna apo pajisje mjekësore./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi