Beqaj: Sezoni turistik, kontroll i rreptë mbi subjektet ushqimore dhe pishinat

Blertina Koka

Inspektimi i subjekteve që tregtojnë ushqime, pishinave por edhe mënyra e shkarkimit të ujërave të zeza nga subjektet pranë vijës bregdetare do të jenë detyrat kryesore për të gjithë inspektorët shëndetësorë në të gjithë vendin. Ky ka qenë urdhri që ka komunikuar ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për 12 kryeinspektorëve të Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror gjatë një takimi të zhvilluar në prag të çeljes së sezonit turistik për këtë vit.sezoni turistik_Ilir Beqaj

“Tre çështje kryesore duhet të jenë fokusi kryesor i punës gjatë sezonit turistik veror: inspektimi i kushteve higjieno-sanitare të subjekteve që prodhojnë dhe shërbejnë produkte ushqimore, inspektimi i pishinave, si dhe inspektimi i mënyrës së shkarkimit të ujërave të zeza, të subjekteve që ndodhen afër vijës bregdetare për ato qytetet që kanë vijë bregdetare” ka pohuar gjatë fjalës së tij kreu i shëndetësisë.

Po kështu, Ministri Beqaj theksoi se: ”Inspektorët shëndetësor duhet të jenë komunikativ dhe jo supresiv. Inspektimi shëndetësor me korrektësi është në funksion qoftë në shëndetit të qytetarëve, qoftë në funksion të konkurrencës së ndershme, Fokusi i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor duhet të jetë marrja e masave ndaj bizneseve të cilat rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe jo prirja për të rendur drejt marrjes së masave administrative në vlera monetare, si qëllim në vetvete”.

Nga ana tjetër, kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, dr. Eltar Deda, ka pohuar se gjatë periudhës prill-maj janë realizuar inspektime përpara sezonit turistik në të gjitha subjektet që u ofrojnë shërbime qytetarëve, të cilat janë edhe më të frekuentuara gjatë sezonit turistik veror. Inspektime, të cilat, do të vazhdojnë dhe gjatë sezonit turistik veror/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak