Denisa Canameti / Shendeti Online
Organizimi dhe funksionimi i shërbimit të ri të urgjencës mjekësore kanë qenë temë për debate në komisionin e shëndetësisë mes ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Kjo e fundit i kërkoi ministrit të jepte informacione në lidhje me ambulancat e reja që sipas saj kishte premtuar.
Ndërsa ministri Beqaj cilësoi shërbimin e ri të urgjencës një projekt kombëtar, që do të sjellë mbulim më të plotë dhe më të shpejtë për të gjithë vendin, kryetarja e këtij komisioni pyeti: “Ku është projekti për urgjencën kombëtare? Si mund të bëni reformë pa blerë asnjë ambulancë të re?” Urgjenca duhet të fillonte në qershor 2016. Ku është? Është vetëm godina.
Beqaj: Urgjenca mjekësore projekt kombëtar, e dimë që ka nevojë për përmirësim.
Kemi përmirësuar ndjeshëm urgjencën në QSUT.
Beqaj: Pika më e dobët, urgjenca e pediatrisë.
Vokshi: Urgjencat në Tiranë nuk funksionojnë.
Ku është projekti për urgjencën kombëtare? Si mund të bëni reformë pa blerë asnjë ambulancë të re?
Nuk e mbuloni dot Tiranën me 4 pika ku i keni shpërndarë.
E vetmja reformë është shtimi i personelit me infermierë dhe shoferë.
Urgjenca duhet të fillonte në qershor 2016. Ku është? Është vetëm godina.
Beqaj: Kemi nje flotë me 200 autoambulanca. Nga pikëpamja motorike jane të ndryshme dhe nga pikëpamja gjenerike janë të ndryshme. Nga këto autoabmbulanca, deri para një viti fundksionin vetëm 70. Sot funksionojnë 127.
Arbiola Halimi: Në cilën fazë është projekti i urgjencës kombëtare? Sa është buxheti i llogaritur në total për këtë shërbim? Koha që i duhet një autoambulance për të arritur në destinacion? Sa dhe pse vonohet një ambulancë sot.
Beqaj: Ka media që thonë që ambulanca vonohet. Besoj se çdo njeri kur pret të vijë ambulanca çdo sekondë është vonë. Që nga marsi 2016 ju kemi treguar me prova që të gjitha pretendimet për 30-40 min vonesë kanë qenë të rreme.
Beqaj: Flotën e autoambulancave e mbajmë në shërbim të qytetarëve, jo në garazhde. Dekoncentruam vendqëndrimin e ambulancave. Kemi marr 500 veta staf të rinj në funksion të zgjerimit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Gjetëm borxhe në spitale. E kemi përmirësuar shërbimin e urgjencës.
Beqaj: Projekti i urgjencës kombëtare është drejt fundit. Janë bërë 10 miliardë lekë shpenzime për teknologji dhe pajisje.
Vazhdon…

