Besart Kallaku: Më duhen lajmet e PD-së për Gjinin

Në Shqipëri ka shumë punë për të bërë për mjekësinë, për sistemin në përgjithësi. Kemi një dëshirë vetëshkatërrimi si rrallë kush

Bisedoi: Denisa Canameti

Xhensila Myrtezai dhe Besart Kallaku janë padyshim çifti më simpatik dhe më i pëlqyer për publikun shqiptar. Ky i fundit i adhuron për thjeshtësinë dhe sinqeritetin që i karakterizon. Me të njëjtën thjeshtësi ata u përgjigjen edhe pyetjeve për lexuesin e gazetës “Shëndet+”.

Besi dhe XhensilaXhensila është konsideruar gjithmonë si një prej vajzave më të bukura të ekranit shqiptar që në daljen e saj të parë në programin “Ethet e së premtes mbrëma”. Përveç kësaj Xhensila po bën një karrierë të shkëlqyer në fushën e muzikës. Bashkëpunimi i fundit me Endri Priftin u kthye në një ndër hitet e kësaj vere që lamë pas.

Nga ana tjetër, të gjithë e njohin Gjinin e Portokallisë, “katunarin” më të dashur për publikun i cili arrin të ironizojë në mënyrë perfekte politikanët shqiptarë, të cilët, siç thuhet, “u vjen hakut”. I pyetur për punën që po bëjnë këta të fundit (politikanët) në fushën e shëndetësisë, Besi përgjigjet se në Shqipëri ka shumë punë për të bërë për mjekësinë, për sistemin në përgjithësi.

Më poshtë dy intervista të shkurtra të të dyve.

Xhensila Myrtezai

Ikona e bukurisë kinematografike, Merlin Monro ka thënë se “të jesh simbol i bukurisë shndërrohesh në një gjë. Unë nuk dua të jem një gjë”. Sa e vërtetë është kjo dhe çfarë do të thotë për Xhensila Myrtezain të jetë simbol bukurie?

Sinqerisht nuk e kam parë kurrë veten si simbol bukurie. Ajo është një gjë e përkohshme. Përderisa unë nuk e portretizoj veten në mënyrë të tillë, atëherë as nuk mund tju përgjigjem për këtë. Pasi kjo është në optikën e të tjerëve, dhe jo timen.

“Nuk jam e interesuar për para, dua vetëm të jem e mrekullueshme”. Sa e rëndësishme është për Xhensilën paraja dhe sa e rëndësishme është të jetë thjesht e mrekullueshme?

Paraja të ndihmon të jetosh mirë, por jo të blesh lumturinë. Lumturia e vërtetë është kur njeriu kënaqet me aq sa ka dhe me atë që ka. Kjo e bën jetën të mrekullueshme.

Xhensila Myrtezaj“I rikthehem vetes vetëm kur jam vetëm”. Po ju sa shpesh gjeni kohë të merreni me veten?

Njeriu ka pauzat e tij në jetë kur kërkon kohë të jetë me veten dhe të gjej veten e tij. Ai dhe vetja. Kjo i ndodh të gjithëve. E rëndësishme është të gjesh qëllimin tënd në jetë.

Si është Besarti si partner, po si bashkëpunues?

Çdo gjë shkon mirë. Komunikimi, mirëkuptimi dhe respekti mbajnë një lidhje, një dashuri të gjatë. Pastaj Besi me shpirtin dhe humorin që ka e ripërtërin çdo ditë e më shumë këtë dashuri, respekt dhe mirëkuptim.

Thonë që polet e kundërta tërhiqen, sa e vërtetë është kjo në lidhjen tuaj?

E rëndësishme në jetë është të jesh gjithmonë i dashururar dhe të ndihesh gjithmonë e dashuruar. Të tjerat janë pjesë e traditës.

Lumturia a ka një emër?

Personi që ke në krah duhet të bëjë të ndihesh e lumtur shpirtërisht, kjo është lumturi për mua

Besart Kallaku

Si i keni marrëdhëniet me shtypin? Lexoni gazeta? A është rubrika e shëndetit e preferuara juaj?

Unë jam shumë i kujdesshëm në informacionin mediatik, viziv apo të shkruar pasi më ndihmon në punën time. Për shembull, unë duhet ta di patjetër se çfarë ndodh në Partinë Demokratike, pasi Gjinit i duhet informacion politik për Portokallinë e javës (qesh).

Sa kohë i kushtoni vetes?

Më shumë i kushtohem të tjerëve sesa vetes. Edhe Xheni e tha më sipër që gjithkush duhet të ketë kohën e tij me veten. Dhe unë kam momentet e mia. Po kjo vetja ime është shumë e vështirë, pasi ka shumë personazhe aty brenda dhe marr përgjigje të ndryshme e duhet të zgjedh mes tyre (qesh).

Jeni person shumë i njohur dhe keni shumë simpatizantë. Cilat mendoni se janë armët e tua më të forta që kanë goditur zemrat e fansave të tu?

Unë jam shumë i thjeshtë dhe shumë i sinqertë. Kam sinqeritetin dhe thjeshtësinë e një katunari, natyrshmërinë e një liqeni apo pylli… (besoj se më mirëkuptuat)

BesartGjatë kësaj rruge ke pasur më tepër dashamirës dhe njerëz që të kanë besuar apo edhe “shkopinjtë nën gomë” nuk kanë munguar?

Për mua mjafton që të më duan ata që dhe unë i dua. Pastaj nga të tjerët nuk pres asgjë dhe pres gjithçka. Megjithëse, ndodh dhe të zhgënjehemi. Më shumë janë ata që më duan, kjo më ndihmon.

A kujdeseni që të jeni gjithmonë i kombinuar në veshje?

Si nga katuni që jam, jam përmirësuar shumë në veshje (qesh).

Sa shpesh shkoni tek doktori?

Kam një marrëdhënie jo të mirë me doktorin dhe shëndetin. E lë për në momentin e fundit. Atëherë kur as kripa e Ijes, për marrjen në sysh që më kanë bërë, nuk më bën derman. Atëherë shkoj te doktori.

Çfarë mendimi keni për shëndetësinë në Shqipëri?

Në Shqipëri ka shumë punë për të bërë për mjekësinë, për sistemin në përgjithësi. Kemi një dëshirë vetëshkatërrimi si rrallë kush. Më vjen shumë keq për këtë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm të ruajmë atë që na ka falur natyra dhe atë që na ka falur Zoti.

Nëse do të kishit nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, do ta realizonit në spitalet shtetërore?

Patjetër që një ndërhyrje do ta realizoja në spitalet shtetërore.

Çfarë e bën të lumtur dhe çfarë e nervozon Besin?

Njerëzit më lumturojnë dhe po prej tyre nervozohem, se nuk kam pse të ankohem apo t’i mërzitem shiut pse më futi këpuca ujë…

Keni menduar  ndonjë bashkëpunim për realizimin e një kënge me Xhensilën?

Për këngën së bashku kismet.

Mendoni se do të jeni ju çifti që do të zërë faqet e para të revistave vitin që vjen, duke kurorëzuar fejesën me martesë?

Në momentin e përshtatshëm, do të vijë dhe ajo.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!