Bien infektimet në Shqipëri, MSH publikon shifrat, ja sa raste të reja dhe sa viktima janë në 24 orë

Ka shënuar sërish rënie numri i infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 200 persona, nga 379 raste që ishin një ditë më parë.

Sipas MSH, në këto 24 orë e kanë humbur betejën me koronavirusin dy pacientë, ndërsa janë shëruar 27 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2183 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 200 qytetarë, në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.
Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë