Nga Blerina Bombaj, dietologe
Bizelet janë një burim i mirë i folateve, Vitamines C dhe K, ashtu si edhe i fibrave e proteinave bimore. Mund t’i gjeni të ngrira ose të zgjidhni bishtajat e freskëta nëse janë të disponueshme. Zgjidhni bizelet që kanë bishtaja të forta e të bëshme që nuk janë të rrudhosura. Pasi i keni hequr bizelet nga bishtaja, mund t’i përdorni këto të fundit për të përgatitur lëngun e perimeve.


