Bluzat e bardha në alarm nga rrezatimi i aparaturës së Kobalto-Terapisë, çfarë thotë fizikantja mjekësore Rozana Buci

Drejtoria e QSUT ka pezulluar nga puna mjekët e përfshirë në dosjen “Kobalti”, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Edmond Gashi si dhe koordinatorin Emiljano Lela.

Ata bënin pazare me pacientët që kanë nevojë të bëjnë kimioterapi, ata që vuajnë nga kanceri, një sëmundje vrasëse.

-I sorollasin pacientet, duke i detyruar ta blejnë ilaçin e kimios në farmaci që i kontrollojnë ata vetë, me çmime shumë më të larta, që hyjnë kontrabandë.

-I regjistronin në spitalin publik e pastaj i dërgonin në klinikën private te vetën.

-Merrnin rryshfet për ti afruar datën e kimios pacientëve

Në dosjen e prokurorisë përfshihet dhe brakiterapia e cila ka mbërritur që në kohën e pandemisë dhe për të cilën mjekët kanë denoncuar pasi burimi i rrezatimit nuk kishte bunker të posaçëm dhe rrezatimi dëmtonte mjekët dhe pacientët.

“Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”.

Mjekët janë të alarmuar pasi thonë që ky burim rrezatimi është shumë pranë ku ata ofrojnë shërbim…

Rozana Buci, fizikante mjekësore: Ky burim është i kapsuluar dhe në ambientet ku lëvizin në asnjë moment nuk ka pasur doza rrezatimi mbi nivelin e lejuar. Nëse ky burim do të ishte në punë gjatë asaj kohe, atëherë mjekët do kishin të drejtë të shqetësoheshin”, shprehet ajo për TCH.

Ky burimi rrezatimi është nxjerrë nga kapsulimi vetëm për t’u testuar dhe nuk është vënë asnjë herë në funksion ndërkohë që ka vetëm një vit kohë që të mund të përdoret ende.

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?