Bluzat e bardha në grevë: Nuk korruptohet mjeku me 200-lekësha

Bluzat e bardha kanë vendosur që të bëjnë një grevë njëorëshe kundër denigrimit që po u bëhet. Ata kanë ndaluar punën në QSUT, ndërsa shprehen kundër gjithë fushatës që është ndërmarrë ndaj tyre. Greva u paralajmërua që dje, ndërsa sot u deklarua se deri në ndalimin e sulmit ndaj tyre do të bëhet grevë çdo të hënë në orën 11:00.

Greva vjen menjëherë pas dhunës së ushtruar ndaj një infermieri dhe një mjekeje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë

Mjeku Tritan Kalo duke folur për mediat

Mjeku Tritan Kalo duke folur për mediat

Tereza” në Tiranë. Gjithashtu mjekët u shprehën kundër rastit të pezullimit nga puna të koleges së tyre në urgjencën e pediatrisë teksa e akuzoi për marrjen e një 200-lekëshi nga prindi i një fëmije.

Mjeku Tritan Kalo u shpreh për mediat: “Dhuna verbale dhe fizike ndaj personelit mjekësor është e patolerueshme. Nëse vazhdohet kështu, bluzat e bardha do të jenë këtu përditë. Nuk korruptohet mjeku me 200-lekësha. Mjekët testohen çdo ditë në ndërgjegjen e tyre, kapacitetin e tyre intelektual me punën që bëjnë. Këtu shpëtohen dhjetëra jetë njerëzish përditë. Këtu nuk vijnë të shikojnë sa njerëz dhe në ç’kushte shpëtohen, por vijnë për një 200-lekësh të manipuluar.”/ Arlinda Gjypi

Greva e mjekëve tek materniteti "Koço Gliozheni"

Greva e mjekëve tek materniteti “Koço Gliozheni”

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë