Bonuse për mjekët që punojnë në rrethe, paga mujore deri në 2.5 milionë lekë

Një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të ofrojë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tij do të marrë në fund të muajit 200 deri në 250 mijë lekë në muaj në varësi të specialitetit.

Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka rritur bonusin e mjekut për ta përafruar pagesën e tij mujore me atë të një mjeku të një tjetër vendi në BE.

“Ne kemi ndërmarrë iniciativën për rritjen e masës së bonusit që do të përfitojnë ata mjekë që do të pranojnë për të shkuar në ato zona ku ka nevojë për specialitete të caktuara. Nga 1 milionë që do të rritet nga 2 deri në 2.5 milionë nga koeficienti i specialitetit”, shprehet ministrja.

Ikja e mjekëve drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermani si dhe ndërprerja e specializimeve 4 vjet më parë ka krijuar mungesa në sistemin shëndetësor, sidomos në spitale rajonale në zona të largëta ku mungojnë kardiologë, kirurgë, obstetër gjinekologë e të tjerë. Përveç kësaj, nxitjeje financiare, për një vit pritet të dalin dhe specializantet e parë.

“Në janar 2019 dalin 290 specializantët të rinj .18 kardiologë ,12 kirurgë, 4 neurokirurgë, 18 gjinekologë”, tregon Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, për këdo mjek nga Qendra Spitalore Nënë Tereza që një ditë në muaj ofron shërbim në spitalet rajonale ka një pagesë shtesë 10 mijë lekë në muaj. Në vitin 2018, Qeveria ka parashikuar të rrisë me 5% pagat e 18 mijë mjekëve dhe infermierëve.Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim