Boronica për të mbrojtur zemrën nga hipertensioni dhe bllokimet

Një kupë boronica mban sekretin për një zemër të shëndetshme: një porcion i vogël çdo ditë e këtyre frutave, në fakt, ul tensionin e gjakut dhe mbron elasticitetin e enëve të gjakut, dy parametra të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

boronicaNjë gjë e tillë bëhet e ditur nga një studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Floridës (SHBA) dhe është publikuar në “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics”.

Boronicat janë një frut shumë i “vlerësuar” nga nutricionistët që i këshillojnë për përmbajtjen e tyre të lartë në antioksidantë. Në të shkuarën konsumi i sasive të mëdha të boronicës shoqërohej me një ulje të rreziqeve kardiovaskulare, por bëhet fjalë për sasi kaq të madhe boronicash, sa është e pamundur t’i konsumosh për periudha tepër të gjata. Ky studim i ri ka dashur të ferifikojë efektshmërinë e e një sasie më të ulët të boronicave dhe ka përfshirë gra që kishin hyrë në menopauzë, një fazë delikate, në të cilat rreziku kardiovaskular rritet ndjeshëm. Këto gra në fakt kishin probleme me tensionin e lartë.

Pasi matën tension e gjithsecilës për tetë javë kërkuesit i kanë kërkuar gjysmës së tyre të konsumojnë 22 gramë lëng boronice pluhur e barabartë me një kupë boronicë të freskët. Gjysma tjetër duhet të konsumonte 22 gramë placebo (ilaçe që përdoren për të trajtuar sëmundje të caktuara, por që në fakt thjesht mashtrojnë përdoruesin, pasi nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek ai). Të gjitha pjesëmarrëset duhet të vijonin të kishin të njëjtin stil jetese në ushqim dhe aktivitet fizik.

Në fund të periudhës së vëzhgimit, ato që kishin konsumuar ekstrakte boronice kishin më të ulur tensionin e gjakut dhe muret e arterieve të tyre ishin më elastike, shenjë e një shëndeti më të mirë. Nga ana tjetër, në gjakun e tyre ishte rritur me 68% përqendrimi i oksidit të azotit, një përbërës i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Si rrjedhojë, nga këto rezultate tregohet se duhen pak boronica në ditë për të mbrojtur zemrën./ ANSA

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit