Bota në panik / Po përhapet një sëmundje tropikale shpërfytyruese

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një sëmundje tropikale shpërfytyruese e shfaqur fillimisht në Siri po përhapet tashmë nëpër gjithë Lindjen e Mesme. Leshmanoza e lëkurës është një sëmundje parazitare që përhapet nga kafshimi i mizave të infektuara të rërës. Ajo mund të çojë në shpërfytyrim të lëkurës, sidomos në fytyrë, dhe nuk mund të diagnostifikohet dhe trajtohet normalisht.semundje tropikale

Sëmundja është përhapur fillimisht në Siri, sidomos në rajonet që kontrollohen nga ISIS. Lufta civile i ka shkatërruar qendrat mjekësore në këtë vend, ndërsa me mijëra punonjës të spitalit kanë gjetur vdekjen. Po ashtu, nga mungesa e ujit dhe bombardimi i ndërtesave, është krijuar një territor ku mizat e rërës po shtohen në mënyrë të tmerrshme. Më parë mendohej se sëmundja ishte përhapur për shkak të kufomave të lëna nëpër rrugë nga luftëtarët e Shtetit Islamik, por më pas u hodh poshtë nga shkencëtarët e “the School of Tropical Medicines”.

Duke qenë se më shumë se 4 milionë sirianë kanë emigruar nga këto rajone, sëmundja ka filluar të përhapet edhe në shtetet afër Sirisë, si Turqi, Jordani dhe Liban.

Këto shtete kanë raportuar qindra raste të prekur nga kjo sëmundje tropikale.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse